VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
LYNCH KANDIDOHET PËR PROKURORE TË PËRGJITHSHME E SHBA E Shtunë, 11.08.2014, 06:38pm (GMT1) Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka emëruar zyrtarisht prokuroren federale të Nju Jorkut, Loretta Lynch, për prokurore të përgjithshme të SHBA-së. Duke folur në një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë, Obama ka lavdëruar angazhimin e saj për drejtësi të barabartë. Ai ka thënë se është vështirë të gjendet një njeri më i kualifikuar se zonja Lynch për të kryer punën e prokurorit të përgjithshëm. Nëse konfirmohet nga Senati, Lynch, 55 vjeçe, do të jetë gruaja e parë afrikano-amerikane që do të shërbejë si prokurore e përgjithshme e SHBA-së. Paraardhësi i saj, Eric Holder, i cili ka dhënë dorëheqje gjashtë javë më parë, ka qenë po ashtu afrikano-amerikani i parë në krye të drejtësisë amerikane. www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |