VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PRESIDENTI OBAMA EMËRON ASHTON VARTERIN NË KRYE TË PENTAGONIT

E Premte, 12.05.2014, 10:52pm (GMT1)



Presidenti Barack Obama emëroi sot ish zëvendës shefin e Pentagonit Ashton Carter si sekretarin e ardhshëm të mbrojtjes.

Me profesion fizikant dhe ekspert i armëve të teknologjisë së lartë, zoti Carter, ka shërbyer si zëvendës sekretar i Mbrojtjes  nga viti 2011 deri 2013.  Ai thuhet se gëzon mbështetje nga të dyja partitë në Kongres.

Në se konfirmohet nga Kongresi, zoti Carter do të zëvendësojë sekretarin e tanishëm Chuck Hagel, i cili dha dorëheqjen nën presion muajin e kaluar, pas dy vjetësh në këtë detyrë.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kanë mohuar publikisht se zoti Hagel u detyrua të jepte dorëheqjen, por zyrtarë të tjerë, kanë konfirmuar në kushte anonimiteti, se ai është detyruar të largohet.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.