E Premte, 03.29.2024, 08:05am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
GREQIA PRIVATIZON 14 AEROPORTE

E Djelë, 12.07.2014, 11:12am (GMT+1)



Kompania gjermane e menaxhimit të aeroporteve Fraport do të investojë 330 milion euro në katër vitet e ardhshme në Greqi. Privatizimi i disa aeroporteve grekë shihet si një provë besimi për ekonominë e vendit.

Një marrëveshje perfekte: për gjithësej 1,23 miliardë euro kompania nga Frankfurti së bashku me firmën e saj partnere nga Greqia Slentel Ltd, morën të drejtën për të menaxhuar 14 aeroporte rajonalë në gjithë Greqinë. Sipas marrveshjes përdoruesit do të investojnë 330 milion euro në katër vitet e ardhshme. Mes aseteve të Fraport bën pjesë edhe aerporti i dytë më i madh në vend, ai i Selanikut, po ashtu si edhe aerportet e ishujve të frekuentuar nga turistët Kretë, Rodos, Santorini, Mikonos dhe Korfuz.

Për autoritetin e privatizimeve greke TAIPED ky ishte aksioni i dytë më i madh i privatizimit pas atij të kompanisë shtetërore të lojrave të fatit dhe basteve sportive OPAP. Kompania iu shit një konsorciumi greko-çek për 622 milion euro. Po ringjallet sërish programi i privatizimit grek pas një ngecje të gjatë? "Kështu është," mendon Nikos Vettas, drejtor i institutit të ekonomisë IOBE në Athinë. "Ky privatizim nuk është i rëndësishëm vetëm për arkat e shtetit, por edhe sa i përket strategjisë së përdorimit të këtyre objekteve: Greqia duhet të investojë tek turizmi i cilësisë. Për të arritur këtë qëllim, vendi ka më shumë nevojë për investime në aeroporte."

Edhe ekonomisti dhe deputeti grek Jorgos Kyrtsos beson se marrveshja për aeroportet është një sukses. Në veçanti atë e kënaq çmimi prej 1,2 milardë eurosh: "Kjo shumë është trefishi i asaj që llogarisnin vetë grekët," thotë Kyrtsos. Në këtë mënyrë sipas tij investitorët e huaj do të besojnë akoma më shumë në perspektivën e zhvillimit të turizmit grek dhe prandaj janë gati që të investojnë akoma më shumë në këtë degë të ekonomisë.

Llogaritë e gabuara


Shtypi ekonmik në Athinë e cilësoi marrveshjen e aeroporteve si një "provë besimi për ekonominë greke". Megjithatë programi i privatizimeve ka mbetur mbrapa. Në vitin 2010 qeveria e atëhershme socialiste e drejtuar nga Jorgos Papandreu, i vuri si qëllim vetes që në pesë vitet e ardhshme do të çonte në arkat e shtetit 50 miliardë euro nga privatizimet. Ndërsa tani sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar Greqia deri në vitin 2015 mund të mbledhë në arkat e saj 6,3 miliardë euro. Jorgos Kyrtsos beson se politika në Athinë, po ashtu si institucionet ndërkombëtare financiare, i bëri llogaritë gabim në fillim.

Projekti tjetër i madh është privatizimi i një pjese të kompanisë monopol të energjisë greke DEH, thotë Kyrtsos. Megjithatë edhe këtu priten vonesa ashtu siç pati me kompaninë e basteve OPAP ose kompaninë e fluturimeve OLYMPIC. Sipas ekonomistit Nikos Vettas projektet e deritanishme të privatizmit ishin të vështira dhe të vonuara për shkak se preken kompentencat kombëtare dhe ligjet e BE. "Në raste të tilla operatori i ri vepron në kushte të favorizuese në një treg të caktuar, e veçanërisht në energji dhe lojërat e fatit. Konkuruesit nga BE natyrisht duan të dinë se nëse me privatizimin gëzojnë edhe një lloj monopoli. Prandaj edhe proceset janë kaq të gjata," mendon eksperti i ekonomisë.

"Kosotot e fshehta" të privatizimit

Europarlamentari Kyrtsos për një kohë të gjatë ka qenë gazetar ekonomie dhe më pas u fut në politikë. Gjatë kohës që ka punuar si gazetar ka raportuar për shumë raste privatizimesh që nuk kanë sjellë vetëm fitime, por kanë pasur edhe kosto të larta, për të cilat nuk flitet në publik. Ai flet për "kosto të fshehura" dhe përmend shembullin e privatizimit të kompanisë së fluturimeve OLYMPIC në vitin 2008: "Atëherë u pagua një shumë e madhe parash për kompensimin e punonjësve dhe për pensionet e parakohshme. Sipas llogarive të mia privatizimi i kompanisë ka kushtuar më shumë se 1.8 miliardë euro, pra më shumë se sa kanë shkuar në arkën e shtetit," thotë eurodeputeti.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PROTESTA NË HUNGARI KUNDËR KORRUPSIONIT (12.05.2014)
PRESIDENTI OBAMA EMËRON ASHTON VARTERIN NË KRYE TË PENTAGONIT (12.05.2014)
OBAMA - PUTINI PO I FRIKËSON FQINJËT (12.03.2014)
LIGJVËNËSIT FRANCEZË VOTUAN PRO SHTETIT PALESTINEZ (12.02.2014)
IRANI REGJISTRON PARTINË E PARË REFORMISTE (12.02.2014)
NICOLAS SARKOZY ZGJIDHET KRYETAR I PARTISË KONSERVATORE UMP (11.30.2014)
NJË SHANS TJETËR I HUMBUR - NEGOCIATAT ATOMIKE ME TEHERANIN (11.24.2014)
PËRPJEKJE PËR TË RIPARUAR MARRËDHËNIET NË ANKARA (11.21.2014)
RELJIQ - RREZIQET NGA INFLUENCA E MADHE RUSE NË BALLKAN (Intervistë) (11.18.2014)
KOMENT - SI TË VEPROHET ME TË PËRJASHTUARIN (11.18.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lart�]