E Enjte, 03.28.2024, 07:53pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
ROLI I PAPËS NË ARRITJEN E MARRËVESHJES SHBA-KUBË

E Djelë, 12.21.2014, 04:08pm (GMT+1)



Papa Françesku luajti një rol kyç në arritjen e marrëveshjes SHBA Kubë, e cila u bë publike gjatë kësaj jave. Është suksesi më befasues deri më tani i një sërë përpjekjesh për paqe të Papës.

U kërcye tango në sheshin Shën Pjetër ditën e mërkurë, kur Papa mbushi 78 vjeç.

Por dhuratën më të madhe për ditëlindje ai e bëri ndoshta vetë duke ndërmjetësuar për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes SHBA-së dhe Kubës.

Papa Françesku foli për herë të parë rreth marrëveshjes ditën e enjte.

"Sot jemi të gjithë të gëzuar pasi pamë se dy vende që ishin larguar nga njëri-tjetri prej vitesh, ndërmorën një hap riafrimi."

Në lagjen Havana e Vogël, në Miami, disa prej mbështetësve të Papës ishin plot lëvdata.

"Ka bërë vërtet një punë të jashtëzakonshme."

"Papa arriti atë çka të tjerët nuk kanë mundur ta bëjnë për shumë vite."

Por, Raymond Molina, një ish-gjykatës në Gjykatën e Lartë të Kubës përpara revolucionit, thotë se Papa u keqpërdor nga klerikët kubanë.

"Peshkopi në Havanë është blerë dhe frikësuar nga presioni i regjimit të Kastros."

Papa ka bërë përpjekje për paqe edhe në Lindjen e Mesme, dhe ka qenë në kërkim të vendeve të gatshme për të mirëpritur të burgosur nga Guantanamo.

Marrëveshja SHBA-Kubë me siguri do të ndihmojë përpjekjet e tij për reformimin e kishës, thotë nëpërmjet Skype profesori i studimeve katolike Andrew Chestnut.

"Disa nga kundërshtarët më të fortë të axhendës së tij reformuese kanë qenë disa peshkopë të Amerikës. Mendoj se kjo lloj fitoreje popullore e forcon pozicionin e tij."

Papët janë përfshirë në gjeopolitikat e Amerikës Latine që nga koha kur Aleksandri VI ndau kolonitë e reja ndërmjet Spanjës dhe Portugalisë.

Nëse përpjekjet e këtij pape i japin fund një armiqësie që ka zgjatur mbi gjysëm shekulli, atëherë kjo do të mbahet mend për një kohë të gjatë.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MCCAIN - SULMI KIBERNETIK, ZILE ALARMI (12.19.2014)
GJYKATA E BE-së HEQ HAMASIN NGA LISTA TERRORISTE (12.17.2014)
KINA SYNON FORCIMIN E LIDHJEVE ME EVROPËN (12.16.2014)
KUSH JANË AKTORËT E KËQINJ TË EVROPËSNga PAUL KRUGMAN (12.13.2014)
REAGIME NDËRKOMBËTARE NDAJ RAPORTIT PËR CIAn (12.11.2014)
GREQIA PRIVATIZON 14 AEROPORTE (12.07.2014)
PROTESTA NË HUNGARI KUNDËR KORRUPSIONIT (12.05.2014)
PRESIDENTI OBAMA EMËRON ASHTON VARTERIN NË KRYE TË PENTAGONIT (12.05.2014)
OBAMA - PUTINI PO I FRIKËSON FQINJËT (12.03.2014)
LIGJVËNËSIT FRANCEZË VOTUAN PRO SHTETIT PALESTINEZ (12.02.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lart�]