VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

UKRAINA - NJË HAP MË PRANË NATOs

E Mërkurë, 12.24.2014, 10:31am (GMT1)



Ukraina ndërmori edhe një hap tjetër drejt anëtarësimit në NATO, kur parlamenti i vendi miratoi me shumicë dërrmuese votash një ligj për shfuqizimin e statusit neutral apo të mos-angazhimit.

Ligjvënësit votuan sot 303 pro dhe 8 kundër, për heqjen e statusit të mos angazhimit.

Duke ju drejtuar sot Parlamentit, Ministri i Jashtëm i Ukrainës Pavlo Klimkin, tha se ky është një hap që e çon vendin më pranë NATO-s dhe hap "mekanizma dhe forma të reja për realizimin" e synimeve për një politike të brendshme të efektshme të Ukrainës.    

Duke folur në mbështetje të anulimit të statusit të mos-angazhimit, një anëtar i Parlamentit tha se "vendi i Ukrainës është në Evropë dhe në NATO".

Por kundërshtarët e ligjit se ai do të shkallëzonte tensionet brenda dhe jashtë Ukrainës dhe nuk do t'i sillte ndonjë të mirë vendit.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.