E Enjte, 03.28.2024, 02:02pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
SI DO TË JENË DY VITET E FUNDIT TË PRESIDENCËS OBAMA?

E Enjte, 12.25.2014, 06:42pm (GMT+1)


Në janar të vitit 2015, presidenti amerikan Barack Obama i cili është përballur këtë vit me sfida të shumta të brendshme dhe globale do të përballet me një shumicë republikane në të dy dhomat e Kongresit. Ndërkohë që fillon dy vitet e fundit të presidencës së tij, udhëheqësi amerikan pritet të vazhdojë përpjekjet për të plotësuar trashëgiminë e tij, pavarësisht asaj që ka gjasa të jetë një opozitë e fortë në Kongres.

Votuesit folën me votat e tyre më 4 nëntor, duke shkarkuar partinë e Presidentit nga roli i shumicës në Senatin amerikan dhe duke i dhënë republikanëve kontroll të plotë të Kongresit.

Ditën pas këtyre zgjedhjeve të mesit të mandatit, Presidenti Obama qëndroi para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, duke iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me të qenit tashmë një udhëheqës me më pak pushtet dhe nëse ai do të ndryshonte gjë, gjatë dy viteve të fundit në detyrë:

"Qëllim im numër një meqënëse unë nuk kandidoj sërish, nuk do të jem më në një fletë votimi dhe nuk kam ndonjë aspiratë të mëtejshme politike është të ofroj sa më shumë që të mundem për popullin amerikan, në këto dy vitet e fundit."

Një prej objektivave është të vazhdojë të mbështesë ekonominë amerikane dhe klasën e mesme.

Ish-zyrtarja e administratës së Presidentit Obama, Carmel Martin, është me Qendrën për Zhvillim Amerikan.

"Ai na ka nxjerrë nga humnera, sa i përket Recesionit të Madh. Kemi regjistruar mbi 50 muaj rritjeje të vendeve të punës, 10 milionë vende të reja pune në sektorin privat dhe papunësia është më e ulëta në gjashtë vjet. Kështu që unë pres që ai të vazhdojë të përqëndrohet tek ekonomia."

Megjithatë, pavarësisht përmirësimit të ekonomisë, Presidenti do të nisë vitin 2015 me nivele kënaqshmërie të ulët pothuajse rekord.

Profesori i historisë në Universitetin Amerikan, Allan Lichtman:

"Nuk ka pasur asnjë rënie të madhe në ekonomi. Nuk ka pasur asnjë skandal të tmerrshëm. Kanë qenë kohë të mira për një periudhë të mjaftueshme, por ende shumë njerëz janë të pakënaqur. Ndonjëherë mendoj se populli amerikan pret tepër nga presidenti i tyre."

Kur bëhet fjalë për trashëgiminë e një presidenti, zoti Lichtman thotë se niveli në anketa nuk është shumë domethënës. Ai thotë se edhe pse në një mjedis akoma më të polarizuar politik...

Presidenti Obama ka të ngjarë të shpenzojnë vitet 2015 dhe 2016 duke përdorur urdhra ekzekutivë për të anashkaluar Kongresin dhe duke u përpjekur të lëjë shenjën e tij në politikën e jashtme.

"Ai ka arritur tashmë të bindë Kinën të pranojë një lloj marrëveshjeje mbi ndryshimin e klimës, diçka që historikisht ata e kanë kundërshtuar. Ky ishte një përparim i madh. Do të ishte një triumf në qoftë se ai mund të sigurojë një marrëveshje të besueshme bërthamore me Iranin. Do të ishte pothuajse e krahasueshme me marrëveshjen në Camp David që Jimmy Carter arriti të ndërmjetësonte mes Izraelit dhe Egjiptit, " thotë Lichtman.

Analistët thonë se dy vjet janë një kohë e mjaftueshme për një president për të krijuar ndikim të përhershëm dhe se aftësia e Presidentit Obama për ta bërë këtë - veçanërisht në nivel global - nuk duhet nënvlerësuar. za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
UKRAINA - NJË HAP MË PRANË NATOs (12.24.2014)
POWER - JETA NË KORENË VERIORE 'NJË ANKTH I GJALLË' (12.23.2014)
GJERMANI - PROTESTË KUNDËR 'ISLAMIZIMIT TË PERËNDIMIT' (12.23.2014)
ROLI I PAPËS NË ARRITJEN E MARRËVESHJES SHBA-KUBË (12.21.2014)
MCCAIN - SULMI KIBERNETIK, ZILE ALARMI (12.19.2014)
GJYKATA E BE-së HEQ HAMASIN NGA LISTA TERRORISTE (12.17.2014)
KINA SYNON FORCIMIN E LIDHJEVE ME EVROPËN (12.16.2014)
KUSH JANË AKTORËT E KËQINJ TË EVROPËSNga PAUL KRUGMAN (12.13.2014)
REAGIME NDËRKOMBËTARE NDAJ RAPORTIT PËR CIAn (12.11.2014)
GREQIA PRIVATIZON 14 AEROPORTE (12.07.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lart�]