VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - POLITIKA E JASHTME KINEZE NË VITIN 2014

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 01:43am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
POLITIKA E JASHTME KINEZE NË VITIN 2014

E Martë, 12.30.2014, 06:37pm (GMT+1)



2014 ishte një vit kur Kina demonstroi forcën  në Azi,  duke këmbëngulur në pretendimet e saj territoriale si dhe duke filluar një sërë nismash të reja për të projektuar forcën e saj si në rajon edhe më gjerë në Afrikë. Ishte një vit kur Kina u përball me sfida në rritje ndërsa apo I përshatat rolit të saj si një forcë globale në rritje.  

Pak mund ta kenë vënë re, por nga disa ptregues gjatë 2014,  Kina i kaloi Shtetet e Bashkuara si ekonomia më e madhe e botës. Megjithatë pak njerëz në Kinë e festojnë këtë fakt.

Analisti i shkencave politike Wang Yiwei thotë se për shumë njerëz në Kinë,  kjo pozitë e re në krye, po shihet si një barrë.

"Kina nuk është entuziaste për të qënë numri një apo numri dy në botë. Edhe numri dy ndodhi kaq shpejt dhe Kina nuk është e përgatitur për këtë, për shkak të krizës globale financiare. Udhëheqësit kinezë, dhe unë jam i të njejtit opinion, mendojnë se numri dy do të donte shumë kohë të arrihej. Por ndodhi kaq shpejt saqë nuk jemi gati për të. Kjo është arsyeja përse marrëdhëniet tona me Japoninë janë kaq keq."

Dhe nuk është vetëm Japonia. Vendimi i Kinës për të vendosur një platformë masive nafte pranë brigjeve të Vietnamit shkaktoi një reagim të ashpër. Pekini ka patur mosmarrëveshje në rritje me Filipinet gjithashtu lidhur me pretendimet territoriale në Detin e Kinës së Jugut.

 

Probleme të tilla nxjerrin në pah pikërisht sfidat me të cilat përballet Kina ndërsa merr një rol më të madh global, thotë analisti Jia Wingguo në Universitetin e Pekinit.  "‹


"Kina është si një vend i zhvilluar ashtu edhe vend në zhvillim. Është një vend i pasur dhe i varfër. Është një vend i madh dhe një superfuqi. Kjo natyrë kontradiktore e statusit të saj, ka një ndikim në interesat e saj pasi interesat e një vendi të zhvilluar dhe një vendi në zhvillim nuk janë të njëjta."

Këtë vit, ndërsa bota u distancua nga Rusia, marrëdhëniet mes Pekinit dhe Moskën u ngrohën. Në të njëjtën kohë, Kina po kërkonte mbështetjen e fqinjëve të saj në rajon dhe më gjerë.

Kina po dërgon më shumë trupa në misionet e Kombeve të Bashkuara në Afrikë. Gati 2,000 trupa janë në Sudanin e Jugut ku kompanitë kineze kanë interesa të mëdha të naftës. Ajo po e shton gjithashtu kontributin në luftën kundër Ebolës.

Uashingtoni dhe Pekini kanë rënë dakort të punojnë së bashku për të luftuar ndryshimin klimatik dhe Kina mori pjesë për të parën herë këtë vit në një manovër të përbashkët detare me Shtetet e Bashkuara.  

Analisti politik Victor Gao:

"Mendoj se është koha për Kinën të dalë me ide të reja, mënyra të reja për të zgjidhur sfidat e reja në diplomaci. Mendoj se presidenti Xi Jinping është duke e bërë këtë. Ai po e ndryshon mënyrën sesi Kina po e pozicionon veten në botë".

Ndërsa zoti Xi rithekson politikën e jashtme të Kinës, në vend ka shqetësime në rritje mbi konsolidimin e pushtetit në duart e tij. Këtë muaj presidenti amerikan  Barack Obama nënvizoi se pushteti në rritje i zotit Xi përbën rrezik për të drejtat e njeriut dhe  shfrytëzon nacionalizmin kinez në një mënyrë që shqetëson fqinjët e Pekinit..
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
OBAMA - MARRËVESHJA ME IRANIN, E MUNDSHME (12.30.2014)
BE ËSHTË E RREZIKUAR PREJ NACIONALIZMIT REAKSIONARNga JOSCHKA FISCHER (12.26.2014)
SI DO TË JENË DY VITET E FUNDIT TË PRESIDENCËS OBAMA? (12.25.2014)
UKRAINA - NJË HAP MË PRANË NATOs (12.24.2014)
POWER - JETA NË KORENË VERIORE 'NJË ANKTH I GJALLË' (12.23.2014)
GJERMANI - PROTESTË KUNDËR 'ISLAMIZIMIT TË PERËNDIMIT' (12.23.2014)
ROLI I PAPËS NË ARRITJEN E MARRËVESHJES SHBA-KUBË (12.21.2014)
MCCAIN - SULMI KIBERNETIK, ZILE ALARMI (12.19.2014)
GJYKATA E BE-së HEQ HAMASIN NGA LISTA TERRORISTE (12.17.2014)
KINA SYNON FORCIMIN E LIDHJEVE ME EVROPËN (12.16.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]