VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - 2014 - VITI I PASHPRESË

                                                                                      

E Mërkurë, 04.24.2024, 10:29am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
2014 - VITI I PASHPRESË

E Mërkurë, 12.31.2014, 04:43pm (GMT+1)




Bota u bë në vitin 2014 rrëmujë. Ebola në Afrikë. Lufta në Ukrainë. Shtimi i veprimeve vrasëse të "Shtetit Islamik". Masakra ndaj nxënësve të pafajshëm në Pakistan. Lufta e Gazës në Lindjen e Mesme. Triumfi zgjedhor i partive të djathta në Evropë. Lufta pashpallur e bandave në Meksikë. Kudo që të hedhësh sytë, në çdo kontinent situata sociale dhe politike është e vështirë dhe konfuze. Në Evropë po zhvillohet gjithashtu një luftë e ashpër në Ukrainë, ku bashkohen Rusia dhe Evropa Qendrore. Perëndimi dhe Rusia po zhyten në një luftë të vështirë diplomatike dhe në një epokë të re të akullt në politikën e jashtëm, në një Luftë të re të Ftohtë.

Si të sillemi me Vladimir Putinin?
Vladimir Putin i bën sfidë Perëndimit dhe qeverisë në Kiev duke aneksuar Krimenë dhe duke u përzier në Ukrainën lindore, ndërsa pas sanksioneve Rusia përfundon në kaos ekonomik. Neoimperialisti vendosur Putin gjendet në fund të vitit rob i zhvleftësimit të rublës. Dhe Perëndimi, veçanërisht Evropa dhe sidomos gjermanët, pyesin veten: A nuk duhet t'i bëjmë lëshime Putinit? Cilat janë rrugët për të dalë nga ngërçi? Si mund të rivendosim përsëri paqen në Evropë? Në mes të rrugës mbetet pothuajse pa u vënë re, fati i ukrainasve. Dhe pyetja e thjeshtë: Çfarë mund të bëjë Putin? Presidenti amerikan, Barack Obama, duket më i vendosur se shumica e evropianëve në qëndrimin ndaj Putinit. Ai ka zgjedhur forcën. Por Obama është i burgosur i politikës së brendshme sepse në SHBA, ai nuk e ka shumicën për të çuar përpara diçka. Dy vjet para zgjedhjeve të ardhshme presidenciale, ai është një "lame duck". I dobët dhe pa shumë forcë për vendime, ai përfaqëson një fuqi të madhe në tërheqje. Një fuqi e madhe që dëshiron të ndërhyjë më pak. Dhe që jashtë vendit është e diskredituar në mënyrë të vazhdueshme nga torturat sistematike të islamistëve të burgosur në Guantanamo dhe gjetkë.

Shtetet e Bashkuara pa ndikim në Lindjen e Mesme
Ndikimi i humbur, dëshira e humbur për të bërë politikë n mënyrë të vendosur është veçanërisht e dukshme në Lindjen e Mesme. Në luftën e Gazës, SHBA as nuk ka luajtur ndonjë rol dhe as ka mundur të luante. As Izraeli as palestinezët nuk u impresionuan nga Obama. Dhe pas luftës së Gazës, situata politike është aq e pashpresë sa më parë. Gjithësesi SHBA luftuan "Shtetin Islamik" nga ajri. Perëndimi edhe gjermanët po stërvisin luftëtarët kurdë të Peshmergas dhe lënë të luftojnë vrasësit e tmerrshëm islamik siç po duket tani, me sukses. Por: IS ka shkatërruar në Lindjen e Mesme diversitetin kulturor, fetar dhe politik të saj. Kudo janë në arrati të krishterë,
jezidë, por edhe myslimanë. Në Siri dhe Irak, shteti nuk është më streha e rendit shoqëror. Sfida shpirtërore dhe lëvizja fundametaliste e një kthimi në gjoja islamin "e vërtetë" vepron në shumë vende dhe shoqëri në Lindjen e Mesme, por edhe në Afrikë. Dhe nga që ajo është e vendosur, brutale dhe terroriste këto vende po zhyten në luftë civile. Dhe miliona njerëz duhet të marin arratinë. Një makth.
2014 një vit trazirash, tronditjesh, tërmetesh politike. Një vit konfuzioni dhe çrregullimesh. Një vit në të cilin diplomacia dështoi për shkak të shpërthimit të iluzioneve nacionaliste dhe fetare. Një vit i pashpresë.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
POLITIKA E JASHTME KINEZE NË VITIN 2014 (12.30.2014)
OBAMA - MARRËVESHJA ME IRANIN, E MUNDSHME (12.30.2014)
BE ËSHTË E RREZIKUAR PREJ NACIONALIZMIT REAKSIONARNga JOSCHKA FISCHER (12.26.2014)
SI DO TË JENË DY VITET E FUNDIT TË PRESIDENCËS OBAMA? (12.25.2014)
UKRAINA - NJË HAP MË PRANË NATOs (12.24.2014)
POWER - JETA NË KORENË VERIORE 'NJË ANKTH I GJALLË' (12.23.2014)
GJERMANI - PROTESTË KUNDËR 'ISLAMIZIMIT TË PERËNDIMIT' (12.23.2014)
ROLI I PAPËS NË ARRITJEN E MARRËVESHJES SHBA-KUBË (12.21.2014)
MCCAIN - SULMI KIBERNETIK, ZILE ALARMI (12.19.2014)
GJYKATA E BE-së HEQ HAMASIN NGA LISTA TERRORISTE (12.17.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]