VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ANGELA MERKEL I DËNON PROTESTAT ANTI-ISLAMIKE

E Enjte, 01.01.2015, 04:10pm (GMT1)

  
Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka shfrytëzuar fjalimin me rastin e vitit të ri për të sulmuar protestat anti-islame që kanë nisur muajt e fundit në Gjermani.

Ajo i cilësoi liderët që drejtojnë këtë lëvizje si "paragjykues, indiferentë, urryes" dhe abuzues me sloganet politike që sollën rrëzimin e Murit të Berlinit 25 vite më parë.

"Patriotic Europeans Against the Islamisation of the Occident" (Europianët patriotë kundër Islamizimit të Perëndimit), apo siç njihet ndryshe Pegida ka organizuar protesta të rregullta që prej muajit tetor. Më e madhja u mbajt në dhjetor, ku morën pjesë rreth 17 mijë njerëz.

"U bëj thirrje të gjithë atyre që shkojnë në demonstrate të tillë: mos ndiqni ata që u thërrasin në marshime pasi ata janë paragjykues, indiferentë, si dhe urryes në zemrat e tyre", tha Merkel.

Popullariteti i papritur i Pegida ka tronditur partitë kryesore në Gjermani dhe ka provokuar debat të nxehtë politik, në një kohë kur gjatë vitit 2014 ka pasur rekord në kërkesat për azil (200 mijë azilkërkues).
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.