VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - 2014 - VITI KUR MEDIAT E PËRKRAHURA NGA KREMLINI U GLOBALIZUANNga GLENN KATES

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 09:18am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
2014 - VITI KUR MEDIAT E PËRKRAHURA NGA KREMLINI U GLOBALIZUAN
Nga GLENN KATES

E Djelë, 01.04.2015, 11:51am (GMT+1)


 

Është 2 maji në Odesa dhe një doktor është duke u munduar me të gjitha forcat të shpëtojë protestuesit pro rusë më shumë se 40 nga të cilët do të vdesin të bllokuar në një qendër tregtare në qytetin ukrainas.

"Si mjek që jam, nxitova t'i ndihmoj ata që mund të shpëtoheshin, por u ndalova nga radikalët nazist pro-Ukrainë", shkruan doktori në Facebook, duke përdorur shprehje që u ripërsëritën nga fytyra publike dhe media ruse për të përshkruar udhëheqësit e ri të Ukrainës, pas rrëzimit të presidtentit ukrainas Viktor Yanukovych në shkurt.

"Një nga ta më shtyu dhunshëm, duke më premtuar se së shpejti mua dhe çifutëve tjerë të Odesës, na pret fati i njëjtë", shkruan doktori.

Një llogari interesante në Facebook, por e rreme. "Doktori" nga Odesa nuk ekzistonte. Personi që postoi këtë ngjarje përdori fotografinë e një dentist që jetonte 2 mijë kilometra më larg, dhe faqja u zhduk shumë shpejtë.

 Megjithëatë; ky postim u shpërnda në masë të madhe dhe arriti deri te mediat perëndimore, përmes një opinioni të shkruar nga gazetari John Pilger në "The Guardian".

2014 ishte viti kur mediat e përkrahura nga Kremlini u globalizuan. Në Rusi, televizioni shtetëror shfaqi një pamje të një Perëndimit hakmarrës që cenon sferën e ndikimit "historike" të Rusisë, ndërsa Moska zgjeroi degët e transmetuesve rus në gjuhë të huaja, si RT, dhe krijoi një agjenci të re të informacionit të shpejtë, atë që disa e kanë quajtur një "luftë informacionesh".

Më 2014, një shikues i rregullt i njërit nga tre kanalet televizive shtetërore mund të ketë mësuar se ushtarët ukrainas kanë kryqëzuar një djalosh tre vjeçar në sheshin e qytetit lindor Slovyansk; ose që kampe të përqëndrimit të stilit Nazist po ndërtohen që të mbajnë rusisht-folësit në lindje të Ukrainës; ose që zyrtarët e lartë të Ukrainës bënin komplote me Satanistët.

Këto janë shpikje, mirëpo rreth 50 përqind e rusëve në mesin e 94 përqind që marin lajmet nga televizioni thonë se u besojnë televizioneve shtetërore më shume se çdo burimi tjetër, sipas një sondazhi të publikuar nga Qendra Levada në fillim të këtij viti (burimi i dytë më i besueshëm ishin miqtë, familja dhe fqinjët, me 20 përqind.

Ngjarjet e udhëhequra nga shteti kanë dominuar për kohë të gjatë, mirëpo përderisa Rusia dhe Perëndimi u ballafaquan me krizën më të madhe që nga ndarja e Bashkimit Sovjetik, Moska ka treguar interes të shtuar për të dërguar mesazhe edhe në Perëndim.

Në nëntor, Dimitri Kiselyov, udhëheqësi i propagandës shtetërore që më heret kishte paralajmëruar në një program javor që Rusia është shteti i vetëm në botë që mundt të kthejë Shtetet e Bashkuara në "pluhur radioaktiv", lansoi agjencinë e lajmeve Sputnik, e cila, siç tha ai, do të transmetojë në 34 shtete dhe në 30 gjuhë deri në fund të 2015.

Bugjeti i RT-së, kanali ndërkombëtar i lajmeve pro-Kremlin, i njohur më parë si "Russia Today", do të ngritet në 15.8 miliard rubla (rreth 280 millionë dollarë amerikanë) vitin tjetër .

Mediat nuk e kanë qëllim të "bindin ose të mbushin mendjen e shikuesit, por të mbajnë shikuesin të ngjitur dhe të hutuar, pasiv dhe në paranojë, e jo të nxitur për aksion," thonë Peter Pomerantsev dhe Michael Weiss, në "The Menace of Unreality", një raport nga instituti për Rusinë Moderne në Princeton, Neë Jersey, i publikuar në nëntor.

Megjithatë, disa vënë në dyshim nëse përpjekjet e Kremlinit jashtë vendit janë efektive.

"Për njerëzit që thonë se është një rrezik real, pyes nëse ata janë duke u treguar disi alarmant" thotë Kevin Rothrock, redaktori I projektit RuNet Echo, një ueb-faqe i cili vëzhgon internetin Rus. "Kur vie te përcaktimi i sasisë së fuqisë dhe ndikimit të kësaj propagande, sipas meje askush nuk e ka bërë këtë mënyrë të bindshme."

Megjithëse RT mburret që transmetimet e tyre janë të disponueshme në 630 milionë njësi televizioni në të gjithë botën, ka pak të dhëna për shikueshmërinë e vërtetë.

Mirëpo Pomerantsev dhe Weiss tregojnë mbulimin e tragjedisë së korrikut për flutirimin MH16 të Malaysia Airlines si shembull se si funksionon strategjia e Moskës.

Ka dëshmi bindëse se separatistët pro-rusë kishin në dispozicion lansuesin e raketave BUK, i cili mendohet që është përdorur për të rrëzuar aeroplanin, duke vrarë kështu 298 pasagjerët dhe ekuipazhin.

Mirëpo, të udhëhequr në perëndim nga RT, agjensitë e lajmeve Ruse punuan që të mbjellin dyshimin duke transmetuar teori që lehtë demaskohen, që të lidhin tragjedinë me Perëndimin dhe Ukrainën.

 Këto përpjekje nuk kishin qëllim të bindnin shikuesin e rëndomtë të lajmeve që njëra anë apo tjetra ishte përgjegjëse për rrëzimin e aeroplanit, mirëpo të ngulisnin idenë që kjo është ende një çështje e hapur.

Në shkallë të vogël, disa përpjekje janë bërë që nga muaji marsi, kur Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë, që të sulmojnë përpjekjet e Moskës.

Yevhen Fedchenko, drejtor i Shkollës së Gazetarisë Mohyla në Kiev, themeloi stopfake.org, një ueb-faqe në gjuhën angleze, ruse dhe ukrainase, e krijuar për të "përgënjeshtuar informatat dhe propagandat e shtrembëruara mbi ngjarjet në Ukrainë."

Ai thotë që faqet si e tij nuk duhet të punojnë të "konkurojnë me makinën ruse të propagandës", mirëpo të raportojnë lajmet në tërësi në sa më shumë vende që është e mundur.

Pomerantsev dhe Weiss bëjnë thirrje për një strategji të gjërë e të koordinuar e cila do të përfshinte një "kartë keqinformimi" dhe "redaktorë kundër keqinformimit" për të luftuar kundër asaj që ata e quajnë "informimin e armatosur" të Kremlinit.

"Ne po përballemi me një sfidë me të cilën nuk jemi ballafaquar më parë," tha Weiss për REL. "Dhe më vjen keq të them që regjimi i Putinit dhe zëvendësuesit e tij janë tmerrësisht të aftë të luajnë këtë lojë."
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PALESTINEZËT I BASHKOHEN GJYKATËS NDËRKOMBËTARE PENALE (01.01.2015)
ANGELA MERKEL I DËNON PROTESTAT ANTI-ISLAMIKE (01.01.2015)
2014 - VITI I PASHPRESË (12.31.2014)
POLITIKA E JASHTME KINEZE NË VITIN 2014 (12.30.2014)
OBAMA - MARRËVESHJA ME IRANIN, E MUNDSHME (12.30.2014)
BE ËSHTË E RREZIKUAR PREJ NACIONALIZMIT REAKSIONARNga JOSCHKA FISCHER (12.26.2014)
SI DO TË JENË DY VITET E FUNDIT TË PRESIDENCËS OBAMA? (12.25.2014)
UKRAINA - NJË HAP MË PRANË NATOs (12.24.2014)
POWER - JETA NË KORENË VERIORE 'NJË ANKTH I GJALLË' (12.23.2014)
GJERMANI - PROTESTË KUNDËR 'ISLAMIZIMIT TË PERËNDIMIT' (12.23.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]