VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

STROBE TALBOT SHKRUAN SE VITI 2015 MUND TË SJELLË NDRYSHIMIN E KUFIJVE TË FEDERATËS RUSE - SHKAK MUND TË JETË NISJA E LUFTËS SË TRETË ÇEÇENE
E Shtunë, 01.10.2015, 09:36am (GMT1)



Strobe Talbot, ish-zv. Sekretar i Departamentit të Shtetit në administratën e Bill Clinton, shkruan në një opinion të vetin në "Reuter", se viti 2015 mund të sjellë fundin e asaj që ai e quan Perandoria e Putinit. Talbot paralajmëron se incidentet e fundit në Çeçeni parathonë nisjen e luftës së tretë çeçen, tanimë mbështetur në ideologjinë e krijimit të një Kalifati Islamik të Kaukazit, në prapavijë të të cilit qëndron Shteti Islamik. Por më e rëndësishmja, Talbot shton se nëse kjo gjë ndodh, atëherë edhe vetë Federata Ruse mund të shpërbëhet. "Viti që vjen mund të jetë dëshmitar i luftës së tretë çeçene, e cila si pasojë, mund të jetë këmbana e alarmit për fundin e Federatës Ruse në kufijtë e saj aktualë", shkruan Talbot. E gjitha kjo, sipas tij, si pasojë e politikave të Vladimir Putinit dhe përkufizimeve të reja që ai jep kohezionit nacional të Rusisë. "Duke shpallur etnicitetin dhe besimin fetar si baza të shtetit dhe agresionin si politikë ndaj fqinjëve, Putin në mënyrë të papritur po koagulon forcat e secesionizmit në ato pjesë të Rusisë që historikisht dhe kulturalisht kanë qenë islamike", shton Talbot. Ndonëse duket si një parashikim shumë i zymtë, ai gjithsesi është serioz dhe cinik. Cinik, pasi vetë Putin dikur është shprehur se "shpërbërja e Bashkimit Sovjetik është katastrofa më e madhe gjeopolitike e shekullit 20".

http://blogs.reuters.com/great-debate/2014/12/16/in-2015-vla...

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.