VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

San Francisko: Presidenti Sejdiu sonte flet mbi zhvillimet në Kosovë
E Martë, 01.12.2010, 12:01pm (GMT1)

 

 

 

San Francisko, 12 janar 2010 - Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, i cili ndodhet në SHBA, do të mbajë sonte një ligjëratë në San Francisko mbi zhvillimet në Kosovë dhe historinë më te re të saj.

 

Presidenti Sejdiu do të flasë për arritjet dhe sfidat e Kosovës në prag të dyvjetorit të pavarësisë së saj si një shtet i mëvetësishëm.

 

 

Ai është i ftuar i Këshillit për Çështje Botërore dhe i ashtuquajturi Klubi i Komonveltit, një institucion që ka pritur prej vitesh liderë politik e ushtarak si brenda ashtu edhe jashtë Amerikës.

 

 

Në një njoftim nga Këshilli në fjalë theksohet se "pavarësia e Kosovës ka shënuar zhvillim të vendit në të gjitha fushat dhe ka dëshmuar të jetë një faktor stabiliteti për rajonin".

 

 

"Këshilli për Çështje Botërore dhe Klubi i Komonveltit janë të nderuar të jenë mikpritës i presidentit të parë të Kosovës së pavarur për të diskutuar për të tashmen dhe të ardhmen e vendit". (http://www.kosova.com)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.