VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NUK KA ALTERNATIVË TJETËR PËRVEÇ NJË ISLAMI EUROPIANNga LOAY MUDHOON, Deutsche Welle

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 11:41am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
NUK KA ALTERNATIVË TJETËR PËRVEÇ NJË ISLAMI EUROPIAN
Nga LOAY MUDHOON, Deutsche Welle

E Enjte, 01.15.2015, 09:32am (GMT+1)



Që nga sulmet e Parisit diskutohet në lidhje me afinitetin e mundshëm të islamit me dhunën. Kjo lë në harresë suksesin e natyralizimit të islamit në këtë vend.

Është e kuptueshme se sulmet e pabesa në Paris shtrojnë pyetje të vjetra, themelore: a është feja islame në thelb një fe, që përbuz njeriun dhe e dhunshme? E mund të nxirret nga shkrimet qendrore të kësaj feje botërore një formulë legjitimimi për orgjitë e dhunës të xhihadistëve të shfrenuar? Dhe akoma më e rëndësishme: a ka dështuar integrimi i myslimanëve në Gjermani?

Sigurisht që pyetjet janë të justifikuara. Megjithatë ato anashkalojnë thelbin e problematikës, çështjen e përputhshmërisë së fesë islame me arritjet e modernizmit dhe vlerat e shoqërive liberal-demokratike.

Që nuk ka një "Islam" statik, të pandryshueshëm, duhet të jetë e njohur. As myslimanët nuk krijojnë një bllok monolit askund në botë.


Në çdo vend, ku sundon feja islame, propagandohet dhe praktikohet faktikisht një tjetër islamizëm. Botë i ndajnë Arabinë Saudite me rregulla të rrepta vahabiste nga islamizmi shtetëror shiit, që sundon në Iranin e sotëm. Dhe në shumë vende islame me ekonomi të suksesshme si Malajzia dhe Turqia ka kohë që është krijuar një qendër pragmatike-konservatore islame.

Kjo e vërtetë specifike për islamin bën të qartë: Myslimanët në fund të fundit vendosin vetë, se çfarë përkufizojnë ata si "islamike", në pavarësi të plotë se ku dhe kur jetojnë. Islami sunit shumicë nuk është i konceptuar në mënyrë hierarkike dhe nuk njeh një autoritet përfundimtar si papa në kishën katolike. Dhe kjo nga çon pashmangshmërisht në pyetjen themelore, që duhet të shtrojmë pas sulmit në Paris: Çfarë islami dëshirojmë të kemi në fakt në Europë?

Suksese në natyralizimin e islamit

Për shkak të debatit të zhvilluar në mënyrë emocionale dhe kontroverse ne kemi rrezik të lemë në harresë sukseset e shënuara vitet e fundit. Sepse me konstituimin e Konferencës Islame gjermane (DIK) në vitin 2005 dhe me nisjen e procesit të natyralizimit të islamit në rendin tonë të lirë demokratik ka ndodhur një ndryshim epokal në kuptimin e shtetit gjerman.

Me gjithë pengesat dhe debatet ky proces i dialogut të hapur ndërmjet shtetit dhe myslimanëve të tij ka ndryshuar rrënjësisht ndërgjegjësimin reciprok dhe vizibilitetin e islamit në vend. Edhe nëse "Islami" përdoret nga forcat populiste si një sferë e projektimit të frikërave dhe gjithnjë e më shpesh keqpërdoret, sukseset e politikës aktive të integrimit nuk mund të mohohen.

Ndërkohë ne kemi bërë përparime me futjen e mësimit të fesë islame në shkollat shtetërore në nivel vendi. Edhe krijimi relativisht i suksesshëm i katedrave të teologjisë islame në universitetet e këtushme është shumë premtues dhe do të japë me siguri një kontribut të rëndësishëm, që në Gjermani dhe Europë të zhvillohet një islam i vërtetë europian, në pajtim me demokracinë, duke nxjerrë jashtë mode interpretimet e "importuara" të islamit.

Meqenëse feja islame ka qenë gjithmonë një fëmijë i epokës së vet dhe teologjia islamike është një produkt i pushtetit politik, shteti dhe shoqëria duhet të bëjnë gjithçka, që europianizimi i islamit të shpejtohet. Që nuk ka tjetër alternativë, e treguan sulmet e tmerrshme terroriste në Francë në mënyrë brutale.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
A DO TË KETË RRITJE TË ISLAMOFOBISË NË FRANCË? (01.13.2015)
'MARSHIMI DREJT PERËNDIMIT' I KINËS (01.12.2015)
PSE EMIGRON SHTRESA E MESME NGA RUSIANga MARGARITA KRASNOSELSKAYA, Dewtsche Welle (01.12.2015)
Deutsche Welle - FRANCA, FEJA ISLAME E POLEMIKA MIDIS REPUBLIKËS DHE FESË (01.11.2015)
PROBLEMI NUK QËNDRON TEK BESIMINga FELIX STEINER, Dewtsche Welle (01.11.2015)
STROBE TALBOT SHKRUAN SE VITI 2015 MUND TË SJELLË NDRYSHIMIN E KUFIJVE TË FEDERATËS RUSE - SHKAK MUND TË JETË NISJA E LUFTËS SË TRETË ÇEÇENE (01.10.2015)
2014 - VITI KUR MEDIAT E PËRKRAHURA NGA KREMLINI U GLOBALIZUANNga GLENN KATES (01.04.2015)
PALESTINEZËT I BASHKOHEN GJYKATËS NDËRKOMBËTARE PENALE (01.01.2015)
ANGELA MERKEL I DËNON PROTESTAT ANTI-ISLAMIKE (01.01.2015)
2014 - VITI I PASHPRESË (12.31.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]