VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHTËPI E BARDHË - DJE DHE SOT, TAKIME OBAMA - CAMERON

E Premte, 01.16.2015, 03:19pm (GMT1)



British Prime Minister David Cameron and U.S. President Barack Obama walk the Colonnade from the Oval Office to the Residence for a working dinner at the White House in Washington, January 15, 2015.


Presidenti amerikan Barack Obama dhe kryeministri britanik David Cameron po takohen për të dytën ditë sot për bisedime në Uashington.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë se zoti Obama dhe zoti Cameron do të diskutojnë një numër çështjesh përfshi terrorizmin, Ebolën, veprimet e Rusisë në Ukrainë dhe sigurinë kibernetike.

Të dy udhëheqësit botërorë pritet gjithashtu të njoftojnë planet e tyre për të zhvillojnë stërvitje kibernetike këtë vit për sulme të mundshme në sistemin bankar.

Udhëheqësi britanik ka thënë se ka në plan t'i kërkojë presidentit Obama të shtyjë kompanitë amerikane të teknologjisë si Google dhe Facebook të lejojnë qeverinë të përgjojë informacionet e koduara.

Kjo temë është sensitive në Shtetet e Bashkuara pas zbulimit se Agjencia e Sigurisë Kombëtare kishte përgjuar të dhënat telefonike të miliona amerikanëve.

Presidenti pati një darkë pune me kryeministrin mbrëmë në Shtëpinë e Bardhë, një javë pasi Evropa u trondit nga sulmet terroriste në Paris.  

Të dy udhëheqësit shkruan një opinion të përbashkët në gazetën Times of London duke premtuar një front të përbashkët kundër ekstremistëve islamik

Britania ka qënë prej kohësh një nga aleatet më të ngushta të Shteteve të Bashkuara në luftën kundër terrorizmit si në Perëndim ashtu edhe në Lindjen e Mesme.za 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.