E Premte, 03.29.2024, 06:51am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
ZËRI I AMERIKËS - FJALA E LIRË DHE FYERJA NDAJ FESË

E Premte, 01.16.2015, 06:16pm (GMT+1)


Vrasja nga terroristët e gazetarëve që vizatonin karikatura të Profetit Muhamet ka ndezur një debat për fjalën e lirë dhe për fyerjen ndaj gjithçkaje që feja e shikon si të shenjtë. Debati ka nxjerrë në pah qëndrimet e ndryshme që ekzistojnë në vendet perëndimore dhe ato myslimane.

Është një psalm që dëgjohet shpesh në funeralet hebraike. Kësaj radhe ai këndohet në kujtim të viktimave të sulmeve në Paris.

Ambasadori francez Gerard Araud thotë se nuk është rastësi që në shënjestër të sulmeve ishin si gazetarë ashtu edhe hebrenj.

"Kur sulmohet demokracia, kur sulmohet iluminizmi, kur sulmohet pluralizmi, viktimat e para për fat të keq shumë shpesh janë gazetarët dhe hebrenjtë."

Sulmet terroriste kanë bërë që hebrenjtë në SHBA të shqetësohen seriozisht në lidhje me anti-semitizmin në Evropë, duke nxjerrë në pah njëkohësisht mënyrën e ndryshme me të cilën Amerika e mendon fjalën e lirë.

Vrasjet nga të cilat gjeti vdekjen edhe një polic mysliman - kanë ngjallur një debat të fuqishëm në të cilin shumë myslimanë evropianë kërkojnë ndalimin e karikaturave që satirizojnë Muhametin.

David Friedman i Lidhjes Kundër Shpifjes, bashkëpunon me agjencitë ligjzbatuese amerikane për çështjen e anti-semitizmit. Por ai nuk do të dëshironte një ligj kundër anti-semitizmit, si ai i Francës.

"Ne mendojmë se, si rregull, të shprehurit është diçka që e pasuron shoqërinë, madje edhe kur ky të shprehur është diçka e shëmtuar."

Por zoti Friedman thotë gjithashtu se, fakti që njerëzit mund të kenë të drejtë të fyejnë muslimanët, nuk do të thotë se ata duhet ta bëjnë këtë.

"Në një botë ku ndjeshmëritë e njerëzve janë shumë të mëdha, të acarosh plagët e tyre, t'i fyesh ata thjesht sepse e ke këtë të drejtë, jo domosdo na ndihmon të jemi një botë më e gjerë dhe më mirëkuptuese ndaj tjetrit."

Haris Tarin i Këshillit për Marrëdhëniet me Publikun Mysliman, thotë se fushata kundër islamofobisë i ka bindur gazetarët amerikanë se imazhet si ato që u shfaqën në Francë janë fyese.

"Edhe pse nuk kemi ligje që i ndalojnë gazetat të botojnë karikatura, ne kemi parë në të kaluarën se kur në Evropë janë botuar karikatura të tilla, gazetat amerikane nuk i kanë publikuar ato".

Ai thotë se ligjet kundër fyerjes së Islamit nuk funksionojnë.

"Në vende si Pakistani, Indonezia dhe Egjipti, ku ka ligje kundër fyerjes së fesë, këto ligje janë përdorur për arsye politike. Ato janë përdorur kundër pakicave, kundër njerëzve që nuk kanë pushtet dhe që nuk janë shumicë."

Ndërkohë që përkujtohen viktimat e urrejtjes, dhe kërcënimi ndihet edhe këtu, në të dyja anët e Atlantikut nuk është shuar shpresa se besimi dhe liria e shprehjes nuk përjashtojnë njëra-tjetrën.za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHTËPI E BARDHË - DJE DHE SOT, TAKIME OBAMA - CAMERON (01.16.2015)
OBAMA DHE CAMERON - FRONT I PËRBASHKËT KUNDËR EKSTREMISTËVE ISLAMIKË (01.16.2015)
NUK KA ALTERNATIVË TJETËR PËRVEÇ NJË ISLAMI EUROPIANNga LOAY MUDHOON, Deutsche Welle (01.15.2015)
A DO TË KETË RRITJE TË ISLAMOFOBISË NË FRANCË? (01.13.2015)
'MARSHIMI DREJT PERËNDIMIT' I KINËS (01.12.2015)
PSE EMIGRON SHTRESA E MESME NGA RUSIANga MARGARITA KRASNOSELSKAYA, Dewtsche Welle (01.12.2015)
Deutsche Welle - FRANCA, FEJA ISLAME E POLEMIKA MIDIS REPUBLIKËS DHE FESË (01.11.2015)
PROBLEMI NUK QËNDRON TEK BESIMINga FELIX STEINER, Dewtsche Welle (01.11.2015)
STROBE TALBOT SHKRUAN SE VITI 2015 MUND TË SJELLË NDRYSHIMIN E KUFIJVE TË FEDERATËS RUSE - SHKAK MUND TË JETË NISJA E LUFTËS SË TRETË ÇEÇENE (01.10.2015)
2014 - VITI KUR MEDIAT E PËRKRAHURA NGA KREMLINI U GLOBALIZUANNga GLENN KATES (01.04.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lart�]