VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - OBAMA, CAMERON - DO T'I MPOSHTIM RRJETET TERRORISTE

                                                                                      

E Martë, 04.23.2024, 11:26pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
OBAMA, CAMERON - DO T'I MPOSHTIM RRJETET TERRORISTE

E Premte, 01.16.2015, 11:38pm (GMT+1)



Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, dhe kryeministri i Britanisë, David Cameron, janë zotuar se do të ndajnë ekspertizat e vendeve të tyre, për të parandaluar radikalizmin dhe për të trajtuar "ekstremizmin e dhunshëm".

Cameron e ka bërë publik këtë plan pas bisedimeve me presidentin Obama në Shtëpinë e Bardhë.

Po ashtu është thënë se task-forcat do të raportojnë te dy liderët brenda gjashtë muajsh.

Në konferencën e përbashkët për media, Obama ka thënë se Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët e tyre do të punojnë njësoj për të parandaluar sulmet dhe për t'i mposhtur rrjetet terroriste.

"Ky fenomen i ekstremizmit të dhunshëm ideologjia, rrjetet, kapaciteti për të rekrutuar të rinj ka metastazuar dhe është përhapur. Ai ka dëmtuar komunitetet në gjithë botën", ka thënë Obama.

Cameron, në anën tjetër, ka thënë se bota përballet me një ideologji helmuese që do që "të prishë njërën prej feve më të mëdha, Islamin, dhe të krijojë, konflikt, terror dhe vdekje".

"Me aleatët tanë, ne do t'i kundërvihemi kudo që të shfaqet", ka thënë Cameron.

Komentet e dy liderëve vijnë më shumë se një javë pas sulmeve terroriste në Paris, të cilat kanë lënë të vrarë 17 persona.

Duke u ndalur te çështja e Iranit, presidenti Obama ka kërkuar nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara që të përmbahet nga sanksionet shtesë kundër Republikës Islamike, derisa negociatat për një marrëveshje të përhershme me të, rreth programit të saj bërthamor, janë në zhvillim e sipër.

Obama ka thënë se ai do t'i vë veto ligjit për më shumë sanksione kundër Iranit nëse ai vjen në tavolinën e tij derisa vazhdojnë negociatat midis Teheranit dhe gjashtë fuqive botërore.

Por, ai ka paralajmëruar se nëse Irani refuzon t'i thotë "˜po' marrëveshjes dhe nuk ofron siguri se nuk është duke krijuar fshehurazi armë bërthamore, ai do të shkojë në Kongres dhe do të kërkojë ndëshkime shtesë.

Cameron ka thënë se ekziston një perspektivë e suksesit në bisedimet me Iranin dhe se ai ka kontaktuar senatorët amerikanë për këtë çështje.

Komenetet e Obamës dhe të Cameronit janë bërë pasi sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka zhvilluar një takim njëorësh në Paris me ministrin e Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif.

Ky ka qenë takimi i tretë i tyre rreth marrëveshjes eventuale bërthamore brenda dy ditëve të kaluara.

Irani këmbëngul se programi i tij bërthamor ka vetëm qëllime civile paqësore, të tilla si gjenerimi i energjisë dhe hulumtimet mjekësore.

Cameron ka qëndruar në Uashington për vizitë dyditore. rel

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ZËRI I AMERIKËS - FJALA E LIRË DHE FYERJA NDAJ FESË (01.16.2015)
SHTËPI E BARDHË - DJE DHE SOT, TAKIME OBAMA - CAMERON (01.16.2015)
OBAMA DHE CAMERON - FRONT I PËRBASHKËT KUNDËR EKSTREMISTËVE ISLAMIKË (01.16.2015)
NUK KA ALTERNATIVË TJETËR PËRVEÇ NJË ISLAMI EUROPIANNga LOAY MUDHOON, Deutsche Welle (01.15.2015)
A DO TË KETË RRITJE TË ISLAMOFOBISË NË FRANCË? (01.13.2015)
'MARSHIMI DREJT PERËNDIMIT' I KINËS (01.12.2015)
PSE EMIGRON SHTRESA E MESME NGA RUSIANga MARGARITA KRASNOSELSKAYA, Dewtsche Welle (01.12.2015)
Deutsche Welle - FRANCA, FEJA ISLAME E POLEMIKA MIDIS REPUBLIKËS DHE FESË (01.11.2015)
PROBLEMI NUK QËNDRON TEK BESIMINga FELIX STEINER, Dewtsche Welle (01.11.2015)
STROBE TALBOT SHKRUAN SE VITI 2015 MUND TË SJELLË NDRYSHIMIN E KUFIJVE TË FEDERATËS RUSE - SHKAK MUND TË JETË NISJA E LUFTËS SË TRETË ÇEÇENE (01.10.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]