VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Kosova e vendosur në rrugën kah institucionet euroatlantike

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 05:31am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Kosova e vendosur në rrugën kah institucionet euroatlantike
E Mërkurë, 01.13.2010, 11:01am (GMT+1)

 

 

 

New York, 13 janar. Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu ka mbajtur mbrëmë një ligjëratë në San Francisco të Kalifornisë, ku ka folur mbi zhvillimet në Kosovë, historinë më te re të saj dhe rrugën kah e ardhmja, si dhe iu është përgjigjur pyetjeve të publikut të interesuar.

 

Në ligjëratën me temë "Kosova dy vjet pas pavarësisë sukseset dhe sfidat," z. Sejdiu ka theksuar se "Dita e Pavarësisë është data më sublime, më madhështore në historinë e një vendi", për të shtuar se "populli i Kosovës luftoi me dekada për të qenë i barabartë në familjen e kombeve të lira të botës demokratike".


Ai foli për historikun e rajonit dhe të Kosovës në dy dekadat e fundit, duke veçuar rezistencën paqësore të udhëhequr nga presidenti Rugova dhe rezistencën e armatosur më 98-99 nën udhëheqjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Presidenti Sejdiu në këtë ligjëratë ishte i ftuar i Këshillit për Çështje Botërore dhe i ashtuquajturi Klubi i Komonveltit, një institucion që ka pritur prej vitesh liderë politik e ushtarak, si brenda ashtu edhe jashtë Amerikës.

Duke folur për dy vitet e funksionimit të Kosovës - shtet presidenti Sejdiu tha se janë shënuar "suksese të jashtëzakonshme" dhe se vetëm gjatë vitit të fundit Kosova "ka patur një ngritje ekonomike prej 5 deri 6 për qind".

Ai foli edhe për resurset ekonomike të Kosovës dhe siguroi për garancitë që japin institucionet e Kosovës për investuesit ndërkombëtarë.

Lidhur me sfidat dhe problemet me të cilat përballet vendi, z. Sejdiu përmendi veriun ku tha se ka "një përqendrim të theksuar të strukturave paralele, të cilat financohen nga Beogradi zyrtar".

Presidenti Sejdiu në fund të kësaj ligjërate theksoi se Kosova është e vendosur të arrijë në cakun e saj final, integrimin në Bashkimin Evropian, në NATO duke e ruajtur dhe kultivuar siç tha, "me xhelozi miqësinë speciale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës".

Pas ligjëratës presidenti Sejdiu është përgjigjur në interesimet e të pranishëmve rreth çështjeve ekonomike, trajtimin e pakicave, veriun e vendit, raportet me Serbinë me Federatën Ruse dhe çështje të tjera. (http://www.rtklive.com)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
San Francisko: Presidenti Sejdiu sonte flet mbi zhvillimet në Kosovë (01.12.2010)
Kosova - kusht për Serbinë në BE (01.11.2010)
Deficiti tregtar kronik i KosovësNga Bekim Bislimi (01.11.2010)
KQZ: Shtyhet vendimi për Gjilanin (01.11.2010)
Korrupsioni mbërthen biznesetNga Nadie Ahmeti (01.10.2010)
Forcë policore për shuarjen e strukturave paraleleNga Albana Isufi (01.10.2010)
Ndryshimet në Qeveri pas balotazhit (01.10.2010)
KQZ ende pa vendim për Gjilanin (01.10.2010)
Gjilani: Vendimi pret votat me kusht (01.10.2010)
Mijëra pensionistë e humbën të drejtën e pensionitNga Ariana Kasapolli - Selani (01.10.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]