BISEDIME HISTORIKE SHBA-KUBË
E Mërkurë, 01.21.2015, 04:19pm (GMT+1)
Shtetet e Bashkuara dhe Kuba mbajnë sot bisedime të nivelit të lartë, të parat në disa dekada.
Takimi zhvillohet në kryeqytetin e Kubës, Havana.
Ai është pjesë e përmirësimit të raporteve midis dy vendeve, që është shpallur muajin e kaluar nga presidenti i SHBA-së, Barack Obama, dhe ai i Kubës, Raul Castro.
Bisedimet vijnë disa orë pasi Obama i ka kërkuar Kongresit që të kapë shansin dhe t'i japë fund embargos së tregtisë kundër Kubës.
Bisedimet do të përqendrohen në migracionin dhe në rivendosjen e marrëdhënieve të plota diplomatike.
Delegacioni amerikan udhëhiqet nga Roberta Jacobson, diplomate e lartë për Amerikën Latine.rel
www.voal-online.ch
|