POWER - PLANI I RUSISË PËR UKRAINËN LINDORE ËSHTË PLAN PËR PUSHTIM USHATARAK
E Enjte, 01.22.2015, 10:19am (GMT+1)
Ambasadorja amerikane në OKB, Samantha Power
Ambasadorja amerikane në OKB, Samantha Power, thotë se plani i ri i presidentit rus Vladimir Putin, për paqen në Ukrainën lindore, është pak më shumë se një plan për pushtim ushtarak.
Teksa ka folur mbrëmë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Power ka thënë se "plani rus kërkon që ti legjitimoj përfirimet territoriale", territore të ndara nga seperatistët e mbështetur nga Moska.
Power këto komente i ka bërë gjatë një takimi të posaçëm të pesëmbëdhjetë anëtarëve të OKB-së, në lidhje me situatën në Ukrainë.
Komentet nga Power janë bërë pas takimit të ministrave të jashtëm në Berlin të Gjermanisë, në kohën kur rebelët pro-rusë i kanë intensifikuar sulmet në Ukrainë.rel
www.voal-online.ch
|