PRESIDENTI OBAMA VIZITON INDINË
E Shtunë, 01.24.2015, 07:31pm (GMT+1)
Presidenti Barack Obama niset nesër për në Indi për bisedime me kryeministrin Narendra Modi për ndryshimet e klimës dhe lidhjet ekonomike.
Zoti Obama bëhet i pari president amerikan që merr pjesë në ceremoninë e Ditës së Republikës së Indisë, më 26 janar, që shënon ditën kur kushtetuta e vendit hyri në fuqi në vitin 1950.
Vizita e Presidentit në Indi përfshin edhe një takim dypalësh të nivelit të lartë dhe bisedime ekonomike mes udhëheqësve amerikanë dhe indianë të biznesit. Presidenti Obama kishte planifikuar të vizitonte edhe Taxh Mahalin e famshëm të martën por i anulloi ato plane për tëshkuar në Arabinë Saudite, pas vdekjes së mbretit Abdullah. za
www.voal-online.ch
|