LIDERËT BOTËRORË E NGUSHËLLOJNË RIADIN
E Djelë, 01.25.2015, 10:31am (GMT+1)
Riad, 23 janar 2015
Personalitete dhe udhëheqës nga e gjithë bota janë duke arritur në Arabinë Saudite për të shprehur ngushëllime për vdekjen e Mbretit Abdullah.
Delegacioni i Shteteve të Bashkuara do të udhëhiqet nga nënpresidenti Joe Biden.
Në Riad do të qëndrojë sot edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ashtu si edhe kryeministri britanik, David Cameron, dhe presidenti i Francës, Francois Hollande.
Mbreti Abdullah ka vdekur të premten në moshën 90-vjeçare.
Mbreti Salman, 79 vjeç, pasi ka marrë drejtimin e fronit, ka bërë thirrje për unitet.rel
www.voal-online.ch
|