VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

OBAMA E ANULON VIZITËN NË TAXH MAHALL

E Djelë, 01.25.2015, 11:30am (GMT1)



    Shefi i Shtëpisë së Bardhë pritet të shkojë në Arabinë Saudite, mbreti i së cilës, Abdullah bin Abdulaziz, vdiq këtë të premte

Një vizitë e paralajmëruar kohë më parë e Presidentit amerikan, Barack Obama dhe e bashkëshortes së tij, Michelle në Taxh Mahal është anuluar.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë pritet të shkojë në Arabinë Saudite, mbreti i së cilës, Abdullah bin Abdulaziz vdiq dje. Lajmi bëhet i ditur nga zyrtarë indianë dhe burime nga Zyra Ovale.

Ndërkohë, një zyrtar i lartë indian deklaroi se një ekip amerikan i sigurisë, i vendosur në qytetin ku ndodhet Taxh Mahali, kishte njoftuar anulimin e vizitës së Obamës. "Vizita e Obamës është anuluar. Një ekip amerikan i sigurisë ma konfirmoi këtë gjë", konfirmuan burime brenda Shtëpisë së Bardhë.

Obama dhe Zonja e Parë, Michelle do të shkonin në monumentin e famshëm të dashurisë më 27 janar, në përfundim të një vizite triditore në Indi.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.