E Enjte, 03.28.2024, 02:39pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
FITORJA E SYRIZAS SHKAKTON FRIKË PËR TRAZIRA TË REJA NË EUROZONË

E Hënë, 01.26.2015, 10:38am (GMT+1)



Syriza është fituese e qartë e zgjedhjeve në Greqi. Sipas përllogaritjeve ajo ka fituar 149 deri 151 nga 300 vendet në parlamentin grek.

Koalicioni i majtë Syriza dëshiron të diskutojë me partnerët evropianë planin e reformave që kërkohen prej Greqisë. Rezultati në zgjedhje është një mandat i qartë për t'i dhënë fund programit destruktiv të kursimeve, tha kreu i aleancës Alexis Tsipras para mijëra mbështetësve të tij në Athinë.

Trojka e Komisionit Evropian, Bankës Qendrore Evropiane (BQE) dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), që e kanë shpëtuar Greqinë me 240 miliardë euro nga kolapsi, i takojnë historisë, tha ai, duke shtuar se Greqia do të paraqesë planet e saj të reformave.

Qeveria e re do të punojë për një zgjidhje të përbashkët me donatorët dhe nuk synon grindje destruktive. Qëllimi është që të shërojmë plagët e grekëve të shkaktuara nga kriza dhe për të rivendosur kohezionin social në vend.

Tsipras kishte njoftuar që gjatë fushatës zgjedhore, se nuk do t'i zbatojë reformat për të cilat qeveria kishte rënë dakord me trojkën në këmbim të ndihmës së shpëtimit. Ai dëshiron gjithashtu që të arrijë një falje të borxhit. Në tregjet financiare është kthyer frika prej trazirave të reja në eurozonë.


Përshëndetje dhe paralajmërime

Grupi parlamentar i të majtëve në Parlamentin e BE-së e përshëndeti fitoren e koalicionit të majtë Syriza në zgjedhje në Greqi. "Ky është hapi i parë për të ndaluar politikën varfërisë të elitave politike" tha ky grup të dielën në mbrëmje në Bruksel. Spanja mund ta ndjekë këtë shembull në vijim të këtij viti. Udhëheqësi i Syrizës Aleksis Tsipras do që Greqia të mbetet në eurozonë, tha grupi parlamentar i të majtëve në Parlamentin e BE-së i cili përfshin edhe anëtarë të aleancës së majtë nga Greqia.


Manfred Weber


Kurse konservatorët në Parlamentin Europian kërkuan respektimin e masave të kursimit dhe zbatimin e reformave për të cilat është angazhuar Greqia. "Evropa është në solidaritet me Greqinë në qoftë se respektohen marrëveshjet e nënshkruara", tha kryetari i grupit parlamentar të Partive Popullore Evropiane (EPP), Manfred Weber (CSU), të dielën në mbrëmje në Bruksel. EPP është grupi më i madh politik në Parlamentin Evropian. Taksapaguesit evropianë, nuk janë sipas mendimit të Manfred Weber-it të gatshëm për të paguar për premtimet zgjedhore të shefit të Syrizas Aleksis Tsipras.dw
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
OBAMA E ANULON VIZITËN NË TAXH MAHALL (01.25.2015)
LIDERËT BOTËRORË E NGUSHËLLOJNË RIADIN (01.25.2015)
PRESIDENTI OBAMA VIZITON INDINË (01.24.2015)
OBAMA NUK E TAKON KRYEMINISTRIN E IZRAELIT (01.23.2015)
SFIDAT MADHORE TË SIGURISË GLOBALE - RUSIA BURIM DESTABILITETI DHE POTENCIAL PËR ZGJIDHJE KRIZASH (01.22.2015)
BOEHNER KA FTUAR NETANYAHUN TË FLASË PARA KONGRESIT (01.22.2015)
POWER - PLANI I RUSISË PËR UKRAINËN LINDORE ËSHTË PLAN PËR PUSHTIM USHATARAK (01.22.2015)
BISEDIME HISTORIKE SHBA-KUBË (01.21.2015)
TERRORIZMI MUND TA NDRYSHOJË TONIN E FJALIMIT TË NESËRM TË PRESIDENTIT OBAMA (01.19.2015)
OBAMA, CAMERON - DO T'I MPOSHTIM RRJETET TERRORISTE (01.16.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lart�]