VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NUK ËSHTË LOJË E LEHTË PËR ROBIN HOODINKoment nga SPIROS MOSKOVOU, Deutsche Welle

                                                                                      

E Martë, 03.19.2024, 07:38am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
NUK ËSHTË LOJË E LEHTË PËR ROBIN HOODIN
Koment nga SPIROS MOSKOVOU, Deutsche Welle

E Hënë, 01.26.2015, 10:59am (GMT+1)



Alexis Tsipras arriti atë që dëshironte. Por pas fitores në zgjedhje të Syrizas, ai hyn në fazën më të vështirë të karrierës së tij politike.

"Ne as nuk do të provokojmë prishjen me partnerët tanë dhe as nuk do ta vazhdojmë nënshtrimin pa kushte". Me këto fjalë u përpoq ta përmblidhte politikën e tij pak para mesnate, triumfuesi i padiskutueshëm i zgjedhjeve të parakohshme në Greqi, Alexis Tsipras. Aleanca e tij Syriza, para pak vitesh një grupim politik jo me shumë rëndësi, u ngjit në shkallën e një partie popullore përmes votës protestuese të të pakënaqurve. Udhëheqësi i ri popullor e karizmatik, Tsipras nuk e njeh përgjegjësinë politike të qeverisjes së një vendi. Tani ai hyn në në fazën më të vështirë të karrierës së tij politike: Si fitues i zgjedhjeve dhe shpresa e një mazhorance ai duhet që ta bëjë realitet retorikën kundër masave të kursimit.

Por nuk ka për të qenë e lehtë për Robin Hoodin grek. Greqia është ende e varur nga injeksionet financiare të trojkës së urryer - të Fondit Monetar Ndërkombëtar, FMN, të Bankës Qendrore Europiane dhe Komisionit Europian. Një përpjekje e para disa muajve për refinancimin e vendit përmes tregjeve financiare dështoi keqazi. Me fjalë të tjera: Një qeveri e Syrizas as nuk mund ta rrezikojë prishjen me partnerët ndërkombëtarë, pa pasur pasoja fatale në vend. Ajo do të kërkojë rinegociim me qëllim faljen e një pjese të borxheve. Ndryshe Syriza nuk ka shans t'i bëjë realitet premtimet bërë shtresave të popullsisë greke të rraskapitura nga kriza.


Shërimi ende i pasigurtë


Edhe në vitin e pestë pas falimentimit De-facto të Greqisë dhe megjithë ombrellat e hapura të shpëtimit, vendi ende nuk është rimëkëmbur. Sukseset si rritja e prodhimit në vitin 2014, të ardhurat plus në buxhetin shtetërror, një turizëm bombastik - të gjitha këto nuk duhet të na bëjnë të harrojmë se ekonomia greke ka humbur një të pestën e vëllimit të saj në vitet e fundit. Papunësia është ende në nivele rekord, shtresa të tëra të popullsisë kanë rënë në varfëri për shkak të masave të kursimit jo të menduara mirë e tatimeve shtesë. Mund të thuhet se Greqia po përjeton një modernizim jo- sistematik me kosto sociale të jashtëzakonshme.

Edhe Brukseli nuk duhet të provokojë prishjen me Athinën


Shtyllat e qeverive të koalicionit në vitet e fundit kanë qenë partia konservatore, Nea Dimokratoa e kryeministrit që dështoi në këto zgjedhje, Antonis Samaras bashkë me partinë socialdemokratike, PASOK. Këto janë partitë përgjegjëse për keqmenaxhimin ekonomik dhe korrupsionin e dekadave të fundit. Votuesit i ndëshkuan me mosdhënien e votës. Tani Syriza premton të bëjë realitet të pabërën: të luftoj korrupsionin, të ndjekë penalisht evazionin fiskal, të rimëkëmbë sektorin publik. Detyra që për politikën greke janë kthyer në punën e Sizifit. Syriza e freskët, dhe pa përvojë politike në pushtet do ta zgjidhë nyjen gordiane. Për Greqinë dhe Europën do të ishte me interes nëse edhe partnerët e Brukselit nuk do të provokonin një prishje me pushtetin e ri në Athinë.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FITORJA E SYRIZAS SHKAKTON FRIKË PËR TRAZIRA TË REJA NË EUROZONË (01.26.2015)
OBAMA E ANULON VIZITËN NË TAXH MAHALL (01.25.2015)
LIDERËT BOTËRORË E NGUSHËLLOJNË RIADIN (01.25.2015)
PRESIDENTI OBAMA VIZITON INDINË (01.24.2015)
OBAMA NUK E TAKON KRYEMINISTRIN E IZRAELIT (01.23.2015)
SFIDAT MADHORE TË SIGURISË GLOBALE - RUSIA BURIM DESTABILITETI DHE POTENCIAL PËR ZGJIDHJE KRIZASH (01.22.2015)
BOEHNER KA FTUAR NETANYAHUN TË FLASË PARA KONGRESIT (01.22.2015)
POWER - PLANI I RUSISË PËR UKRAINËN LINDORE ËSHTË PLAN PËR PUSHTIM USHATARAK (01.22.2015)
BISEDIME HISTORIKE SHBA-KUBË (01.21.2015)
TERRORIZMI MUND TA NDRYSHOJË TONIN E FJALIMIT TË NESËRM TË PRESIDENTIT OBAMA (01.19.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]