VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Pack sulmon Edi Ramën
E Enjte, 01.14.2010, 10:33pm (GMT1)

 

 

Eurodeputetja Doris Pack, një ndër emrat e Bashkimit Evropian më afër zhvillimeve politike në Shqipëri, ka sulmuar kryetarin socialist Edi Rama duke konsideruar se po abuzon duke shfrytëzuar politikisht përmbytjet ndërsa i bën thirrje partisë që ai drejton që të ikë prej tij.

 

Deklarimet e Doris Pack u bënë në një prononcim për TV Klan në Bruksel, ku është vlerësuar menaxhimi nga qeveria shqiptare i përmbytjeve në veri të vendit.

 

Në të kundërt, qëndrimi i opozitës shqiptare është kritikuar rreptësishtë edhe për përdorimin e situatës së përmbytjeve për interesa të ngushta personale: "Më kujtohen përmbytjet në Gjermani disa vjet më parë. Këto janë gjëra që ndodhin radhë. Si rrjedhim, mund t'ju them, se janë dy gjëra të ndryshme të jesh i përgatitur për këtë dhe të menaxhosh situatën", deklaroi Pack.

 

Parë nga jashtë, vlerësoi ajo, menaxhimi i qeverisë shqiptare ka bërë atë që duhej dhe unë mundem veç t'i përgëzoj për punën që kanë bërë ushtria, qeveria për organizimin e operacioneve dhe aktorët e tjerë në terren.

 

Kurse i është drejtuar kryetarit të PS: "Nuk mendoj, se zoti Rama s'e ka mësuar mësimin, pasi ai po përdor edhe përmbytjet për diskutime partiake, siç e lexoj edhe në shtyp".

 

Gjuha e Pack ndaj Ramës u ashpërsua kur tha: "Është e turpshme, pasi kur kujtoj përmbytjet e mëdha në Gjermani, të gjitha forcat politike u bashkuan dhe nuk akuzonte qeverinë s'ka bërë këtë apo atë. Kjo është një situatë, ku shqiptarët duhet të qëndrojnë të bashkuar".

 

Në këtë pikë, qëndrimi Doris Pack, u bë edhe më i qartë: "Një opozitë që rri në rrugë dhe nuk luan rolin e saj në parlament, përçon një imazh negativ për Shqipërinë, jo vetëm për partinë socialiste. Ata po e përdorin Shqipërinë për interesa të tyre shumë private. I takon Partisë Socialiste, që të kuptojë, se gjërat nuk mund të vazhdojnë më kështu". (http://www.noa.al)
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.