VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KUBA KËRKON T'I KTHEHET BAZA NË GUANTANAMO

E Enjte, 01.29.2015, 07:07pm (GMT1)



Presidenti i Kubës, Raul Kastro, ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara, që para normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve, t'ia kthejnë Kubës bazën ushtarake në Guantanamo.

Castro po ashtu ka kërkuar që të hiqet embargoja e tregtisë nga SHBA-ja, si dhe të largohet Kuba nga lista e shteteve që sponsorizojnë terrorizmin.

Muajin e kaluar, dy vendet janë pajtuar që të normalizojnë marrëdhëniet pas më shumë se 50 vjetësh armiqësi.

Bisedimet e para të nivelit të lartë janë mbajtur javën e kaluar.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, i ka kërkuar Kongresit, po ashtu javën e kaluar, që të heqë embargon për Kubën, të vendosur më 1962.rel
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.