VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
HAGEL I SHQETËSUAR PËR 'NDARJE TË MUNDSHME BRENDA NATO-s' E Enjte, 02.05.2015, 06:38pm (GMT1) Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel tha se është shumë i shqetësuar për një ndarje të mundshme brenda NATO-s, në kohën kur shtetet veriore duan të fokusohen në kërcënimin nga Rusia, ndërsa anëtarë tjerë të aleancës nga Jugu, janë më shumë të shqetësuar për fluksin e luftëtarëve të huaj nga veriu i Afrikës. Hagel tha se është koha për bashkim dhe investime të mençura, dhe se NATO-ja duhet t'i adresojë të gjitha sfidat në të njëjtën kohë. Hagel i bëri këto deklarata në mbledhjen e ministrave të mbrojtjes të shteteve anëtare të NATO-s në Bruksel, të cilët diskutuan mënyrat për riorganizimin e Aleancës. Shtetet anëtare të NATO-s, që një kohë kanë qenë të ndara se ku do të duhej Aleanca të fokusojë resurset e veta. Me ngjarjet e vitit të kaluar, kërcënimet e Rusisë në njërën anë dhe ekstremistët islamikë në anën tjetër, ky debat vetëm sa është thelluar.rel www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |