VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - MERKEL-HOLLANDE-PUTIN, NJË TAKIM, ASNJË SUKSESKoment nga BERND JOHANN, Deutsche Welle

                                                                                      

E Martë, 03.19.2024, 07:45am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
MERKEL-HOLLANDE-PUTIN, NJË TAKIM, ASNJË SUKSES
Koment nga BERND JOHANN, Deutsche Welle

E Shtunë, 02.07.2015, 11:16am (GMT+1)


Bisedimet e zhvilluara në Moskë kanë hedhur vetëm hapat e parë për një dialog të ri. Nëse kjo iniciativë dështon, atëherë futet në axhendë dërgimi i armëve të perëndimit në Ukrainë, mendon Bernd Johann.


Pa bërë asnjë deklaratë për mediat u larguan nga Moska Angela Merkel und Francois Hollande, pasi shpenzuan shumë orë me presidentin rus, Vladimir Putin. Por nuk dihet ajo që kanë arritur. Dihet vetëm se kur krerët e qeverive dhe shteteve nuk thonë asgjë për opinionin publik, atëherë kjo do të thotë me fjalë të tjera që në thelb ose nuk kanë arritur gjë, ose në rastin më të mirë nuk kanë shkuar deri aty ku duhet.

Por dy lajme erdhën si nga Berlini ashtu edhe nga Moska. Zëdhënësi i qeverisë gjermane si edhe zëdhënësi i Kremlimit raportuan për bisedime konstruktive dhe punën në letër që po bëhet për të çtensionuar situatën në lindje të Ukrainës. Edhe një lajm tjetër i mirë erdhi pak para takimit të Moskës: Falë një armëpushimi të përkohshëm mes ushtrisë ukrainase dhe separatistëve të mbështetur nga Moska u arrit të nxirreshin civilët nga zona e luftimeve në Debalzevo.

Moskë: Lufta si mjet i politikës


Por aktualisht pokeri politik ka rrezik të lartë. Lufta në Ukrainën lindore ka treguar se veprimet ushtarake sërish janë kthyer në një mjet të politikës në Europë. Rusia duke përdorur me pushtetin e vet është duke vendosur kufij të rinj dhe zona influence në Europë. Ukraina është në këtë rast një top loje dhe lindja e saj - zona e distancës mes demokracisë, mirëqenies europiane dhe Rusisë, që ruan autokracinë e saj. Prandaj Kremlini theu të gjitha parimet politike dhe rregullat ndërkombëtare, që bashkësia ndërkombëtare - bashkë me Moskën - i ngriti me shumë mundim pas Luftës së II Botërore.



Por e qartë është që një mënyrë e tillë veprimi kërcënon jo vetëm paqen në Ukrainë, por në të gjithë Europën. Për këtë arsye Gjermania dhe Franca, të dy vendet më të rëndësishme të BE-së angazhuan nivelin më të lartë politik, me qëllim që Putini të ndërrojë kursin që nuk është i rrezikshëm vetëm për Europën, por edhe për Rusinë.

Rrezik i lartë

Merkel dhe Hollande në Moskë - një ndërmarrje politike e nivelit më të lartë. Pas një serie iniciativash diplomatike të pasuksesshme ishte kancelarja ajo që i reduktoi vetëm në telefonata kontaktet me Putinin. Tani bashkë me Hollandë ajo bëri një përpjekje të re për dialog me presidentin rus. Rezultati i kësaj iniciative është i pasigurtë. Berlini dhe Parisi i hyjnë rrezikut të një dështimi të ri. Kjo tregon se sa serioze është gjendja.

Kreu i Kremlinit duket se e ka pranuar këtë dialog. Sepse të dielën vazhdon seanca tjetër e tij përmes telefonit. Kjo nuk do të thotë ndonjë gjë, por është një pikë referimi, edhe pse jo një "roadmap", ashtu si dëshiron Berlini dhe Parisi, me qëllim të çtensionimit të situatës në Ukrainën lindore.


Nga një konflikt rajonal mund të kalojmë në një konflikt global

Bisedimet duhet të vazhdojnë. Së pari në Mynih në Konferencën e Sigurisë, ku krahas Merkelit pritet edhe presidenti ukrainas, Petro Poroshenko. Edhe SHBA dhe vende të tjera janë të përfshirë në këtë ndoshta përpjekje të fundit gjermano-franceze për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë. Po qe se kjo ndërmarrje dështon, atëherë nga një konflikt deri më tani rajonal mund të kalojmë në një konflikt global.

Sepse po qe se nuk arrihet një ujdi me Moskën, atëherë furnizimi i Moskës me armë nga perëndimi bëhet gjithnjë e më i mundur. Europa do një zgjidhje paqësore të konfliktit. Por nëse Moska nuk është e gatshme, atëherë Europa nuk mundet, e nuk duhet të shohë duarkryq kur zonat e shkatërruara të Ukrainës lindore me ndihmën ruse zgjerohen gjithnjë e më në perëndim. Furnizimi me armë duhet të mbetet në axhendë, po qe se dështojnë të gjitha iniciativat diplomatike.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
HAGEL I SHQETËSUAR PËR 'NDARJE TË MUNDSHME BRENDA NATO-s' (02.05.2015)
STOLTENBERG - ALEANCA PO I PËRGJIGJET AGRESIONIT RUS (02.05.2015)
GJENOCID NUK ISHTE - PO ÇFARË ISHTE?Nga DRAGOSLAV DEDOVIC, Deutsche Welle (02.05.2015)
E MAJTA PO VJEN!Nga GEMMA CASADEVALL, Deutsche Welle (02.03.2015)
The New York Times - UASHINGTONI PO SHQYRTON NDIHMËN USHTARAKE PËR UKRAINËN (02.02.2015)
KUBA KËRKON T'I KTHEHET BAZA NË GUANTANAMO (01.29.2015)
NUK ËSHTË LOJË E LEHTË PËR ROBIN HOODINKoment nga SPIROS MOSKOVOU, Deutsche Welle (01.26.2015)
FITORJA E SYRIZAS SHKAKTON FRIKË PËR TRAZIRA TË REJA NË EUROZONË (01.26.2015)
OBAMA E ANULON VIZITËN NË TAXH MAHALL (01.25.2015)
LIDERËT BOTËRORË E NGUSHËLLOJNË RIADIN (01.25.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]