VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Prishtinë: Zjarr në Pallatin e Mediave, tani ndërtesë qeveritare
E Hënë, 01.18.2010, 12:46pm (GMT1)

 

 

 

 

Një zjarr ka përfshirë sot në mëngjes pjesën e jashtme të ndërtesë së ish pallatit të shtypit, tani ndërtesë qeveritare, por pas intervenimit të zjarrfikësve, zjarri është shuar dhe nuk ka shkaktuar dëme të mëdha. ...

Zjarri në objektin e ri qeveritar në Prishtinë, që njihet edhe me emrin Pallati i Mediave, ra pikërisht rreth orës 8.40 të mëngjesit të sotëm. Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende.

Zëdhënësi i policisë rajonale për Prishtinën, Agron Borovci, tha se menjëherë pas marrjes së informacionit mbi incidentin, njësitet për menaxhimin e zjarrit kanë dalë në vendin e ngjarjes për të tejkaluar situatën.
 
"Në vendin e ngjarjes është ftuar edhe prokurori, edhe zyrtari për hetimin e shkaqeve të zjarrit i nivelit komunal të drejtoratit të emergjencave. Tani për tani, policia e Kosovës së bashku me prokurorin dhe zyrtarin e drejtoratit për emergjenca janë duke hetuar rrethanat që kanë shkaktuar këtë zjarr. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar dhe dëmet materiale janë kufizuar vetëm në një pjesë të vogël", u shpreh Borovci.
 
Ai tha se zjarri është shuar tashmë dhe hetimet kanë filluar.  
 
Inaugurimi i këtij objekti të ri qeveritar u bë më 18 nëntor, ndërsa adaptimi i tij kushtoi rreth 15 milionë euro.

(http://www.rtklive.com) (http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.