VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SHBA - DEBATI MBI LUFTËN KUNDËR SHTETIT ISLAMIK

                                                                                      

E Martë, 03.19.2024, 12:10pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
SHBA - DEBATI MBI LUFTËN KUNDËR SHTETIT ISLAMIK

E Hënë, 02.16.2015, 06:22pm (GMT+1)



Kongresi amerikan këtë javë është pushim, ndërkohë që presidenti Barak Obama përgatitet të organizojë një takim mbi çështjet e ekstremizmit të dhunshëm në lagjet amerikane. Sulmet në Danimarkë edhe një herë theksuan nevojën për vigjilencë, dhe mund të ndikojnë në diskutimet e ardhshme të Kongresit mbi kërkesën e Presidentit Obama për autorizim për të luftuar militantët e Shtetit Islamik.

Sulmet në Kopenhagë që kishin në shënjestër një sinagogë dhe një lokal ku po mbahej një takim mbi lirinë e shprehjes janë shumë të ngjashme me ato të muajit të kaluar në Francë. Ndërkohë që dhuna po rishfaqet në Evropë, zyrtarët amerikanë janë të shqetësuar se myslimanët e radikalizuar të cilët janë bashkuar me luftëtarët e Shtetit Islamik në Irak dhe Siri mund të kthehen fshehurazi në Shtetet e Bashkuara.

Kontrollimi i rrjedhës së terroristëve të mundshëm nga Lindja e Mesme në Shtetet e Bashkuara dhe anasjelltas është një sfidë e madhe, thotë  Ndihmës Zëvendës Drejtori i FBI-së Michael Steinbach:

"Unë nuk njoh të gjithë personat që janë me Shtetin Islamik. Por nuk i njoh të gjithë ata që kthehen. Pra, këto lëvizje nuk janë nën kontroll".

Pikërisht në këtë atmosferë pasigurie, presidenti Obama i kërkoi Kongresit një autorizim formal por të kufizuar për të luftuar Shtetin Islamik:

"Nuk është autorizim për një tjetër luftë tokësore, si ato në Afganistan dhe Irak. Në të njëjtën kohë, kjo rezolutë na jep fleksibilitetin e nevojshëm për rrethana të paparashikuara. Për shembull, në qoftë se ne kemi informacione të besueshme për një takim të udhëheqësve të ISIL-it, dhe partnerët tanë nuk e kanë kapacitetin për të ndërmarrë një sulm, unë mund të urdhërin përdorimin e forcave speciale".

Kongresi është i bashkuar në dëshirën për ta mposhtur Shtetin Islamik. Por shumë republikanë mendojnë se presidenti Obama dhe pasardhësi i tij, duhet të kenë një dorë më të lirë në luftën kundër Shtetit Islamik:

"Ne jemi në mes të një lufte, por presidenti i ka duart e lidhura dhe synon ta kufizojë veten më tej me propozimin që na ka sjellë",
thotë kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, John Boehner.

Për ligjvënësit demokratë, si kongresmeni Adam Schiff, autorizimi i propozuar nga Presidenti është tepër i papërcaktuar:

"Mendoj se është shumë e rëndësishme që të gjejmë një rrugë për miratimin e autorizimit. Por unë mendoj se është e rëndësishme që ta bëjmë këtë me disa shpjegime e jo ashtu si 14 vjet më parë".

Ligjvënësit këtë javë do të dëgjojnë mendimet e votuesve në distriktet e tyre për një larmi temash, duke përfshirë edhe luftën kundër Shtetit Islamik. Diskutimet mbi mbrojtjen e Amerikës do të fillojnë javën e ardhshme, kur ligjvënësit të merren me një çështje më emergjente,  financimin e operacioneve të brendshme të sigurisë, buxheti i të cilave skadon në fund të muajit.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
POLEMIKA MBI FJALIMIN E NETANYAHUT PARA KONGRESIT (02.15.2015)
SAMITI KIBERNETIK - OBAMA GATI I VETMUAR (02.15.2015)
RADIO EVROPA E LIRË - NJË MARRËVESHJE E ZBEHTË NË MINSK (02.13.2015)
MINSK - BISEDIMET PËR UKRAINËN U ZHVILLUAN GJATË NATËS (02.12.2015)
INTERVISTA, MADELEINE ALBRIGHT - JANË RUSËT ATA QË PO PROVOKOJNË! (02.09.2015)
MERKEL-HOLLANDE-PUTIN, NJË TAKIM, ASNJË SUKSESKoment nga BERND JOHANN, Deutsche Welle (02.07.2015)
HAGEL I SHQETËSUAR PËR 'NDARJE TË MUNDSHME BRENDA NATO-s' (02.05.2015)
STOLTENBERG - ALEANCA PO I PËRGJIGJET AGRESIONIT RUS (02.05.2015)
GJENOCID NUK ISHTE - PO ÇFARË ISHTE?Nga DRAGOSLAV DEDOVIC, Deutsche Welle (02.05.2015)
E MAJTA PO VJEN!Nga GEMMA CASADEVALL, Deutsche Welle (02.03.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]