VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Dialog me strukturat paralele!

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 04:27pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Dialog me strukturat paralele!
E Martë, 01.19.2010, 12:02pm (GMT+1)

 

 

 

Vendosja e administratës lokale në Shtërpcë po ballafaqohet me strukturat paralele serbe. Rasti i Shtërpcës paraqet përballjen dhe sfidën e parë të institucioneve të Kosovës me këto struktura, që mbështetjen e kanë në Beograd.

Kryetari i dalë nga zgjedhjet e fundit komunale, Bratisllav Nikoliq, ka vendosur që ndërtesa e komunës të mos jetë më vend pune edhe për administratën paralele.

"Më duhet t'ju them se aktualisht po punojmë në zgjidhjen e problemit të strukturave paralele në këtë komunë. Unë nuk kam qëllim dhe as fuqi që t'i shuaj institucionet serbe. Si komuna serbe, ashtu edhe ajo kosovare, në këtë moment janë të rëndësishme për bashkësinë serbe", thotë Nikoliq.

Në anën tjetër, Zvonko Mihajloviq, i cili e prezanton veten si kryetar të Shtërpcës dhe i cili vepron si strukturë paralele me ligjet e Serbisë, thotë se vetëm organet komunale që ai drejton, janë legale.

"Nuk është asgjë e re për komunën e Shtërpcës që të kemi dualizma. Edhe deri më tani kishim një dhe të vetmen komunë legale dhe legjitime, të cilën e përfaqësoj unë, dhe një komunë tjetër paralele, që e përbëjnë organet e së ashtuquajturës Qeveri e Kosovës", thotë Mihajloviq, i cili nuk i njeh ligjet dhe as shtetin e Kosovës.

Të dy përfaqësuesit serbë thonë se janë duke biseduar dhe se zotohen që problemi do të zgjidhet qetë dhe përmes dialogut.

Gjatë mandatit të kaluar, ndërtesa e komunës së Shtërpcës është shfrytëzuar si nga organet komunale të zgjedhura, ashtu edhe nga ato paralele serbe.

Ish-nënkryetari i kësaj komune gjatë mandatit të kaluar, Hamdi Aliu, thotë se nuk ka nevojë që të ketë struktura paralele, kur edhe ashtu kjo komunë ka karakter shumetnik dhe për kryetar e ka një përfaqësues të zgjedhur serb.

"Marrë parasysh përvojën edhe nga e kaluara, nuk ka kurrfarë arsyeje që të ketë, ta quajmë, struktura paralele, pasi që komuniteti serb ka dalë dhe ka zgjedhur kryetarin legjitim, i cili është zgjedhur konform ligjit të Republikës së Kosovës. Strukturat tjera janë të panevojshme dhe duhet të largohen nga ndërtesa e komunës", thotë Aliu.

Ndërkohë, qytetarët serbë të kësaj komune shprehen se nuk brengosen shumë rreth asaj se kush është në krye të komunës, një apo dy kryetarë. Ata kërkojnë angazhim nga autoritetet që të ketë përmirësime në kushtet e tyre të jetesës.

Vesna Orloviq thotë se mezi siguron ekzistencën nga ndihmat sociale, pasi që asnjëri nga anëtarët e familjes nuk punojnë.

"Nuk më intereson mua sa kryetarë... Le të jenë 100 sish. Kush do të më ndihmojë mua? As i pari dhe as i dyti, andaj nuk më intereson mua", thotë kjo qytetare.

Ndërkohë, pensionisti Bogolub Vuçiq thotë se problemi i paralelizmave duhet zgjidhur në këtë komunë.

"Janë kohë të atilla që përçarjet nuk janë të nevojshme. Për ne është me rëndësi që të kemi përfaqësim unik. Kurse, rreth asaj se çka do të ndodhë tutje, le të vendosin organet më të larta", thotë ky banor i Shtërpcës.

Ndërsa sfida e vendosjes së administratës së zgjedhur në Shtërpcë po vazhdon, Qeveria e Kosovës si dhe Zyra Civile Ndërkombëtare kanë shprehur gatishmërinë e tyre, e cila theksohet edhe në një strategji të përbashkët, për mënjanimin e strukturave paralele dhe integrimin e komunitetit serb në shoqërinë dhe institucionet e shtetit të Kosovës. (http://www.evropaelire.org)  
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Prishtinë: Zjarr në Pallatin e Mediave, tani ndërtesë qeveritare (01.18.2010)
65 vjetori i Kryengritjes së Malësisë së Madhe (janar 1945 - 2010)Nga Fritz Radovani (01.17.2010)
Deda: Kosovë-Serbi, modeli i dy Gjermanive (01.15.2010)
Pack sulmon Edi Ramën (01.14.2010)
Topalli: Debati bëhet në Parlament, jo në rrugë (01.14.2010)
Kosova e vendosur në rrugën kah institucionet euroatlantike (01.13.2010)
San Francisko: Presidenti Sejdiu sonte flet mbi zhvillimet në Kosovë (01.12.2010)
Kosova - kusht për Serbinë në BE (01.11.2010)
Deficiti tregtar kronik i KosovësNga Bekim Bislimi (01.11.2010)
KQZ: Shtyhet vendimi për Gjilanin (01.11.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]