VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - JEB BUSH MBAN FJALIM PËR POLITIKAT E JASHTME

                                                                                      

E Enjte, 04.18.2024, 02:45pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
JEB BUSH MBAN FJALIM PËR POLITIKAT E JASHTME

E Premte, 02.20.2015, 04:13pm (GMT+1)



Jeb Bush, ish-guvernatori i shtetit Florida i cili pritet të kandidojë për president, kritikoi ashpër politikat e jashtme të presidentit Obama gjatë një fjalimi të mërkurën në Çikago. Zoti Bush po ashtu tha se megjithëse do të përpiqen ta krahasojnë me babain dhe vëllain e tij të famshëm, që të dy ish presidentë, ai është vetvetja dhe ka idetë e tij kur flitet për politikën e jashtme.

Zyrtarisht, Jeb Bush është ende në fazat e eksplorimit të mundësisë për të kandiduar vitin që vjen për postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara. Por, ai tingëlloi si një kandidat kur mbajti një fjalim për politikën e jashtëme në Këshillin e Çikagos për Marrëdhëniet Globale, të cilin e filloi me një kritikë mbi politikat e jashtme të presidentit Barack Obama.

"Nën këtë administratë kemi qënë të paqëndrueshëm dhe të pavendosur. Kemi humbur besimin e miqve tanë. Përfundimisht, armiqtë tanë nuk kanë më frikë prej nesh."

Zoti Bush shtoi se nën administratën Obama, Shteteve të Bashkuara u ka rënë influenca në marrëdhëniet botërore edhe pse si kandidat zoti Obama premtoi përfshirje më të madhe ndërkombëtare. Ai ishte kryesisht kritik lidhur me qasjen e zotit Obama ndaj Kubës, Ukrainës dhe Iranit.

Zoti Bush tha se thelbi i qasjes së tij ndaj politikës së jashtme përfshin një angazhim për një ekonomi të brendshme të fuqishme, forcimin e aleancave jashtë vendit dhe rindërtimin e ushtrisë amerikane për të përballuar kërcënimet e jashtme.

"Besoj se në fund të fundit dobësia sjell luftë dhe fuqia inkurajon paqe."

Ai po ashtu theksoi se shumë njerëz do ta krahasojnë atë me babain dhe vëllain e tij më të famshëm, të dy ish presidentë.

"I dua babain dhe vëllain. E dua shumë edhe nënën time. E admiroj shërbimin e tyre ndaj vendit dhe vendimet e vështira u është dashur të marrin. Por unë jam vetvetja dhe pikëpamjet e mia janë formuar nga mendimet e mia dhe eksperienca ime."  

Vëllai i tij, ish presidenti George Bush i dha fund mandatit të dytë në vitin 2009 me një popullaritet tejet të ulët, kryesisht pakënaqësisë mbi luftën në Irak. Anketa të reja nga Universiteti Quinnipiac, tregojnë se më shumë se një e treta e votuesve në shtete të rëndësishme si Iowa, Colorado dhe Virginia kanë prirje për të mos mbështetur Jeb Bushin si rezulat i familjes nga vjen ai.

Jeb Bush ka ngritur një komision shqyrtues që i mundëson atij të grumbullojë para dhe të punësojë njerëz për mundësinë e kandidimit vitin që vjen për zgjedhjet paraprake të Partisë Republikane. Deri tani, emri i tij dhe lidhjet po e ndihmojnë të krijojë mbështetje mes republikanëve, thotë Peter Brown me anketën e Universitetit Quinnipiac:  

"Besohet se do të ketë epërsi në grumbullimin e parave në pjesën dërrmuese të bazës republikane në mos në të gjithën.  Si vëllai dhe djali i një presidenti të mëparshëm, ai trashëgon një rrjet grumbullimi fondesh që funksionoi mjaft mirë në të kaluarën."  

Zoti Bush pritet të vendosë brenda disa muajsh nëse do të kandidojë për president. Duket se në fushatë do të ketë shumë rivalë, mes tyre edhe republikanë mjaft të njohur që po shqyrtojnë mundësinë e kandidimit për Shtepinë e Bardhë.

Nga ana e demokratëve, e gjithë vëmendja është tek ish Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton, e cila mund të mos i bëjë publike synimet e saj edhe për disa muaj.za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ATHINA KËRKON MË SHUMË PARA - BERLINI REFUZON (02.19.2015)
GREQIA SOT KËRKON ZGJATJEN E MARRËVESHJES SË KREDISË (02.19.2015)
SHBA - DEBATI MBI LUFTËN KUNDËR SHTETIT ISLAMIK (02.16.2015)
POLEMIKA MBI FJALIMIN E NETANYAHUT PARA KONGRESIT (02.15.2015)
SAMITI KIBERNETIK - OBAMA GATI I VETMUAR (02.15.2015)
RADIO EVROPA E LIRË - NJË MARRËVESHJE E ZBEHTË NË MINSK (02.13.2015)
MINSK - BISEDIMET PËR UKRAINËN U ZHVILLUAN GJATË NATËS (02.12.2015)
INTERVISTA, MADELEINE ALBRIGHT - JANË RUSËT ATA QË PO PROVOKOJNË! (02.09.2015)
MERKEL-HOLLANDE-PUTIN, NJË TAKIM, ASNJË SUKSESKoment nga BERND JOHANN, Deutsche Welle (02.07.2015)
HAGEL I SHQETËSUAR PËR 'NDARJE TË MUNDSHME BRENDA NATO-s' (02.05.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]