VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PARTIA E KRYEMINISTRIT HUNGAREZ HUMB SHUMICËN PARLAMENTARE

E Hënë, 02.23.2015, 02:49pm (GMT1)



Partia e kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban, e ka humbur "supershumicën" parlamentare që e ka pasur që nga viti 2010.

Shumica prej dy të tretave e ka lejuar partinë Fidesz të Orbanit që të miratoj ndryshime kushtetuese dhe ligje të tjera, pa pasur nevojë për votat opozitare.

Partia Fidesz e ka marrë teposhtëzen nga humbja në disa qarqe lokale nga zgjedhjet që janë mbajtur dje.

Fidesz lehtësisht i ka fituar zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar, zgjedhjet lokale si dhe ulëset në Parlamentin Evropian.

Por, sondazhet tregojnë se propozimet jopopullore dhe ligjet e nxjerra kanë çuar në rënien e besimit ndaj partisë së kryeministrit Orban.rel

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.