VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Opozita kosovare kërkon mosshtyrje të zgjedhjeve
E Djelë, 02.08.2009, 08:49am (GMT1)

BBC - Vetëm pak ditë para debatit për zgjedhjet në Kuvendin e Kosovës, shumica e partive opozitare në Kosovë, i kanë kërkuar presidentit të Kosovës ta tërheqë vendimin e tij për shtyrjen e zgjedhjeve parlamentare.

Liderët e këtyre partive, Haradinaj dhe Daci, kanë thënë se për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare, ka patur edhe një marrëveshje të nënshkruar nga grupi i Unitetit, në Shtetet e Bashkuara.

Sipas paketës së Ahtisaarit, zgjedhjet parlamentare në Kosovë, do të duhej të mbaheshin më së largu 9 muaj pas përfundimit të periudhës së tranzicionit.

Mirëpo presidenti dhe kryeministri i Kosovës kanë deklaruar se zgjedhjet parlamentare nuk mund të mbahen pa përfunduar mandati 4 vjeçar, që i bie më 2010.

Një qëndrim i tillë, ka thënë presidenti, është në përputhje me kushtetutën e Kosovës.

Ky qëndrim i tij ka shkaktuar reagimin e 2 partive opozitare, AAK-së dhe LDD-së, ndërkohë që partia e tretë opozitare, thotë Aleanca Kosova e re, thotë se është në pritje të një interpretimi ligjor të këtij vendimi, thotë korrespondenti i BBC në Prishtinë, Muharrem Nitaj. Voal-online.


 



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.