VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

CLINTON - PUBLIKONI EMAILAT

E Premte, 03.06.2015, 07:43am (GMT1)



Ish-sekretarja e Shtetit Hillary Clinton, e cila u vu në qendër të kritikave për përdorimin e emalit të saj personal për çështje zyrtare gjatë periudhës kur ishte në post, thotë se i ka kërkuar Departamentit të Shtetit t'i publikojë emailet e saj. 

Zonja Clinton shkruante mbrëmë në twitter se do që emailet e saj të bëhen publike dhe të shqyrtohen nga Deparatmenti i Shtetit, sa më shpejt që të jetë e mundur.

Ajo e theu heshtjen për këtë çështje, pasi u bë e njohur nga gazeta the  The New York Times, që shkruante se zonja Clinton mund të ketë shkelur ligjet federale, që kërkojnë arkivimin e dokumenteve zyrtare të qeverisë.

Çështja e emaileve të Hillary Clintonit u zbulua, ndërkohë që deri tani ajo është kandidatja kryesore e partisë demokrate në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës, edhe pse ajo ende nuk e ka shpallur vendimin për të kandiduar.za
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.