VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NUK KA ASNJË SKANDAL ME EMAILET E HILARISËNga DAVID BROCK

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 03:51am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
NUK KA ASNJË SKANDAL ME EMAILET E HILARISË
Nga DAVID BROCK

E Hënë, 03.09.2015, 09:12am (GMT+1)



Si mundet që republikanët të përpiqen të ripërtërihen, përmes ushqimit me një skandal të vjetër? Ne e kemi parë këtë dukuri edhe në të shkuarën. Ja se si funksionon:

Hapi i parë: republikanët, duke mos patur asgjë në arsenalin e tyre, për ta përdorur kundër Hilari Klintonit, selektojnë rrjedhje të ndryshme informacioni, duke ia paraqitur gazetarëve si një "skandal" të vërtetë shpesh, diçka që është raportuar më parë.

Hapi i dytë: "kafshimet" e reja të mediave.

Hapi i tretë: mediat i mbifryjnë dhe i mbytin valët, me përsëritjen e së njëjtës histori.

Hapi i katërt: Pas shqyrtimit të mëtejshëm, historia shpërbëhet.

Kjo është pikërisht sesi media e zmadhoi këtë herë lajmin, mbi përdorimin e e-maileve private nga Hilari Klintonit, gjatë kohës që shërbeu në Departamentin e Shtetit. Dhe kjo paraqet një tjetër kapitull, në hetimin farsë mbi ngjarjet në konsullatën amerikane në Bengazi të Libisë.

Historia e publikuar nga "New York Times", rreth përdorimit të një adrese elektronike private nga Klinton në Departamentin e Shtetit, është një shembull i përkryer i "scoop"-it gazetaresk, ku gazetarët e marrin kallp ndonjë histori të stisur prej republikanëve, pa marrë mundimin ta verifikojnë atë më parë.

Gazeta pretendon se sekretarja Klinton, ka thyer rregullat federale, në lidhje me e-mailet e saj. Por burimi kryesor kryesor që citon "˜Times', mbi këtë çështje, thotë se Hilari nuk ka shkelur asnjë ligj. Po, është e vërtetë. Klinton, ka përdorur një llogari private e-maili për të komunikuar, teksa ajo ishte sekretare amerikane e shtetit.

Por në fakt, kështu kanë vepruar edhe sekretarët e shtetit para saj. Sipas zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Mari Harf, Xhon Kerri është sekretari i parë i shtetit, që mbështetet kryesisht tek emailet zyrtare të Departamentit.

Në tetor të vitit të shkuar, 18 muaj pasi Klintoni ishte larguar nga detyra, Departamenti i Shtetit, po merrej me procesin e përditësimit e të dhënave të tij arkivore. DASH, i kërkoi çdo ish-sekretar, që nga koha e Madlen Ollbrajtit, për të siguruar të dhënat e kërkuara, duke përfshirë edhe të gjitha e-mailet e tyre.

Zonja Klinton, iu përgjigj kërkesës së Departamentit të Shtetit, për dorëzimin e postës elektronike, duke i siguruar mbi 55 mijë faqe komunikime përmes e-mailit. Ajo e bëri këtë veprim muaj më parë. Pra Klinton ka qenë plotësisht transparente, dhe i ka kërkuar Departamentit të Shtetit, që ato e-maile të bëheshin publike.

Hetuesit republikanë, që po kërkojnë të zmadhojnë hetimin e deritanishëm mbi ngjarjen e Bengazit, e i kanë fryrë tej mase kësaj çështje, duke tentuar të mbajnë gjallë një hetim që po vdes. Dhe sërish, gazetarët e gëlltitën karemin. Që kur "New York Times" e publikoi këtë histori, ka pasur dhjetëra e dhjetëra shkrime mbi këtë temë. Përse? Për shkak se Klintonët, kanë mbajtur një standard të dyfishtë, kur është fjala për investigimin e mediave.

Sjellja e tyre krejtësisht e zakonshme dhe e ligjshme, është perceptuar si e fshehtë dhe e papërgjegjshme, ndërsa republikanët kanë mbetur relativisht të padëmtuar nga kjo çështje. Mit Romni ka përdorur llogarinë e tij private të e-mailit, për të diskutuar mbi çështjet e politikës, dhe kur ai u largua nga zyra e guvernatorit, administrata e tij i fshiu të gjitha komunikimet, në vend se t'i dërgonte ato tek arkivat e shtetit.

Zyra e republikanit Skot Uoker, përdorte një sistem të fshehtë e-mailesh, për të cilën hetuesit thanë se po përdoret në funksion të fushatës së ardhshme presidenciale, dhe për të shmangur publikimin e të dhënave, sipas ligjeve për dhënien e informacionit. Zyra e Majk Hakëbit zhduku fotografitë, duke përfshirë e-mailet si dhe "të dhënat mbi udhëtimet, kalendarin e aktivitetete, bisedat telefonike".

Përse sjellja e tyre nuk është shqyrtuar dhe rishqyrtuar pa pushim? Për shkak se mbiemri i tyre nuk është Klinton.

Në fund, ne të gjithë po merremi thjesht me faktin që Hilari Klinton, ka përdorur një llogari personale të postës elektronike në Departamentin e Shtetit. Ky madje, nuk mund të quhet as edhe një zbulim, pasi ka qenë i njohur për vite me radhë. Duket se edhe këtë herë republikanët e harxhuan frymën e tyre për asgjë. /CNN/

www.bota.al

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
CLINTON - PUBLIKONI EMAILAT (03.06.2015)
Deutsche Welle - TURQIA PO THYNE DHËMBËT TEK ASADITurqia është kundër Asadit po ai ende është në pushtet (03.05.2015)
DEBATI PËR PËRDORIMIN E EMAILIT PERSONAL NGA HILLARY CLINTON (03.05.2015)
VIZITA E NETANYAHUT NDAN WASHINGTONIN (03.03.2015)
OBAMA DHE NETANYAHU NUK PAJTOHEN RRETH IRANIT (03.03.2015)
FJALIMI I NETANJAHUT NUK DO T'I VËSHTIRËSOJË BISEDIMET ME IRANIN (03.03.2015)
POROSHENKO - NEMCOVIN E VRANË SE KISHTE INFORMACIONE TË NDJESHME (02.28.2015)
'EFEKTI' TONY BLAIR NË SERBI (02.26.2015)
PRESIDENTI OBAMA - VETO NAFTËSJELLËSIT KEYSTONE (02.25.2015)
SHEFI I PENTAGONIT VIZITOI KUVAJTIN (02.23.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]