E Premte, 03.29.2024, 12:00pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
OBAMA, NETANYAHU DHE PROGRAMI BËRTHAMOR I IRANIT

E Hënë, 03.09.2015, 07:26pm (GMT+1)



Presidenti amerikan Barak Obama thotë se negociatorët amerikanë dhe iranianë kanë ngushtuar dallimet e tyre mbi programin bërthamor të Iranit, por ai shton se është i përgatitur t'u japë fund negociatave, nëse nuk mund të arrihet një marrëveshje e pranueshme.

Presidenti Obama foli në një intervistë të regjistruar më parë që u transmetua dje në programin Face the Nation të kanalit televiziv CBS. Ai tha se marrëveshja duhet të parashikojë lejimin e inspektorëve perëndimorë për të verifikuar se Teherani nuk është duke punuar për prodhimin e armëve bërthamore:

"Gjatë muajit të ardhshëm ose pas një kohë pak më të gjatë, ne do të jemi në gjendje të vendosim nëse ata janë në gjendje të pranojnë një marrëveshje të arsyeshme, nëse në të vërtetë, siç e kanë thënë, janë të interesuar vetëm për programet paqësore bërthamore, dhe në qoftë se do të kemi transparencë të sistemit të tyre, në qoftë se ne do të jemi në gjendje të verifikojmë se vërtetë ata nuk janë duke zhvilluar sisteme armësh, atëherë mund të kemi një marrëveshje, por ata do të duhet të pranojnë këtë lloj verifikimi dhe kufizimet mbi programin e tyre që, të paktën, deri tani, ata nuk kanë qenë të gatshëm ta pranojnë".

Më vonë në të njejtin program, Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu tha se ai dhe presidenti Obama "ndajnë të njëjtin qëllim" për të parandaluar Iranin nga zhvillimi i një armë bërthamore, por nuk pajtohen në mënyrën e realizimit të tij:

"Unë nuk u besoj inspektimeve në regjimet totalitare. Kjo nuk ka funksionuar me Korenë e Veriut, ata i shkelën ato dhe luajtën mirë lojën e fshehjes dhe mashtrimit. Nuk ka funksionuar me Iranin, ata mashtruan inspektorët. Nën hundën e inspektorëve, ata ndërtuan dy bunkerë nëntokësorë pa u treguar inspektorëve dhe ne, agjencitë amerikane të zbulimit, Izraeli, Britania, nuk e dinim këtë për vite të tëra. Pra, unë do të isha shumë më i kujdesshëm. Në fakt, ajo që unë po sugjerojë është që të kontraktojmë programin bërthamor të Iranit në mënyrë që të kemi më pak nevojë për inspektime".

Zoti Netanyahu kundërshtoi edhe negociatat me një qeveri, e cila është në aleancë me militantët e Hamasit, të cilët refuzojnë të njohin të drejtën e Izraelit për të ekzistuar.

Në pragë zgjedhjeve parlamentare të këtij muaji në Izrael, javën e kaluar kryeministri Netanyahu bëri një vizitë të debatueshme në Uashington ku ai mbajti një fjalim në Kongresin amerikan dhe e quajti marrëveshjen e mundshme bërthamore me Iranin "një marrëveshje të keqe".

Fjalimi i tij tërhoqi kritika nga Presidenti Obama, i cili tha se Netanyahu nuk ofroi alternativa të reja për trajtimin e çështjes së Iranit dhe ambicieve të tij bërthamore. Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë gjithashtu thanë se ftesa e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, John Boehner për mbajtjen e një fjalimi nga zoti Netanyahu në Kongres ishte shkelje e protokollit zyrtar sepse udhëheqësi republikan nuk ishte konsultuar më parë me Shtëpinë e Bardhë.

Irani këmbëngul se programi i tij bërthamor është për qëllime paqësore dhe se është i kufizuar në prodhimin e energjisë për përdorim civil.za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NUK KA ASNJË SKANDAL ME EMAILET E HILARISËNga DAVID BROCK (03.09.2015)
CLINTON - PUBLIKONI EMAILAT (03.06.2015)
Deutsche Welle - TURQIA PO THYNE DHËMBËT TEK ASADITurqia është kundër Asadit po ai ende është në pushtet (03.05.2015)
DEBATI PËR PËRDORIMIN E EMAILIT PERSONAL NGA HILLARY CLINTON (03.05.2015)
VIZITA E NETANYAHUT NDAN WASHINGTONIN (03.03.2015)
OBAMA DHE NETANYAHU NUK PAJTOHEN RRETH IRANIT (03.03.2015)
FJALIMI I NETANJAHUT NUK DO T'I VËSHTIRËSOJË BISEDIMET ME IRANIN (03.03.2015)
POROSHENKO - NEMCOVIN E VRANË SE KISHTE INFORMACIONE TË NDJESHME (02.28.2015)
'EFEKTI' TONY BLAIR NË SERBI (02.26.2015)
PRESIDENTI OBAMA - VETO NAFTËSJELLËSIT KEYSTONE (02.25.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lart�]