VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHËRBIMET INTELIGJENTE SUEDEZE - DIPLOMATËT RUSË JANË KRYESISHT SPIUNË

E Enjte, 03.19.2015, 09:09am (GMT1)


Ilustrim



Shërbimi i inteligjencës së Suedisë, SAPO e ka akuzuar Rusinë se po kryen operacione të zgjeruara të spiunimit në territorin suedez.

Këtë e ka thënë sot në Stokholm, analisti kryesor i agjencisë së kundër inteligjencës së SAPO-s, Wilhelm Unge, duke shtuar se një e treta e stafit diplomatik të Rusisë janë spiunë.

Duke folur para gazetarëve derisa agjencia e tij e prezantonte raportin vjetor të sigurisë, Unge ka thënë se numri i spiunëve është konstant, ndërsa e ka sqaruar se "kështu duken gjërat vit pas viti".

Ai ka thënë se spiunët rusë janë pjesë e inteligjencës ushtarake ruse, GRU dhe Shërbimit të Sigurisë Federale, FSB ndërsa të njëjtit i ka përshkruar si "shumë të arsimuar dhe shpesh janë më të rinjë se sa spiunët e kohës së Bashkimit Sovjetik".

Unge ka thënë se SAPO ka arritur të ndalojë disa përpjekje gjatë vitit të kaluar kur Rusia dëshironte të merrte teknologji suedeze për forcat e saj ushtarake.rel
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.