VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Ndërkombëtarizimi i një pjese të Kosovës, destabilizuesNga Edona Peci

                                                                                      

E Martë, 04.16.2024, 11:03am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 

Ndërkombëtarizimi i një pjese të Kosovës, destabilizues

Nga Edona Peci


E Shtunë, 01.23.2010, 09:55pm (GMT+1)

 

 

Përfaqësuesit e serbëve të pjesës veriore të Kosovës e vlerësojnë si kërcënuese për jetën e tyre strategjinë për shtrirjen e institucioneve të Kosovës në veri të Mitrovicës. Ndërsa, analistët thonë se strategjia synon të përmirësojë jetën e qytetarëve në veri të vendit.


Reagimet e Beogradit zyrtar dhe kundërshtimet e përfaqësuesve të shtetit serb ndaj strategjisë së Zyrës Ndërkombëtare Civile dhe Qeverisë së Kosovës për veriun e vendit, duket se nuk i lëkundin synimet e këtyre mekanizmave për vendosjen e sundimit të ligjit, shuarjen e strukturave paralele dhe shtrirjen e institucioneve të Kosovës edhe në veri të Mitrovicës.

Zyra Ndërkombëtare Civile, përmes një deklarate dërguar Radios Evropa e Lirë, thekson se qëllimi thelbësor i kësaj strategjie është përmirësimi i gjendjes në veri të Kosovës.

Ndonëse nuk saktësohet se a do të kërkohet drita e gjelbër e institucioneve më të larta ndërkombëtare për implementimin e strategjisë, në deklaratë ritheksohet se strategjia nuk është nismë e Bashkimit Evropian.

"Ky dokument nuk është dokument i BE-së. Rrjedhimisht, nuk është e rëndësishme se kush harton dokumente. Ajo që është e rëndësishme është që ne të shohim progres në veri".

"Ne, vazhdimisht po hasim në njerëz që janë të interesuar për mundësitë e së ardhmes. Nuk ka asnjë qëllim për të imponuar diçka. Ne mendojmë se njerëzit duhet të kenë mundësi të shprehin mendimet e tyre dhe të vendosin për veten"
, thuhet në deklaratën e ICO-së.

Mosnjohja e Kosovës nga Serbia dhe kundërshtimi i Pakos së Ahtisarit kanë shërbyer si bazë për deklaratat e fundit të zyrtarëve serbë, përmes të cilave ICO-ja dhe Qeveria e Kosovës janë cilësuar si institucione ilegale karshi shtetit të Serbisë.

Rrjedhimisht, edhe Strategjia për veriun u vlerësua të jetë joligjore dhe në shpërputhje me rezolutën 12 44 të Këshillit të Sigurimit.

Zyrtarët vendorë e ndërkombëtare në Prishtinë, ndërkaq deklarojnë se qëllimi kryesor i Strategjisë për veriun, do të jetë shtrirja e institucioneve të shtetit të Kosovës edhe në veri.

Kryetari i Këshillit Nacional serb në veri, Millan Ivanoviq, thotë se jetësimi i kësaj strategjie përbën një kërcënim për serbët e veriut të Mitrovicës.

"Strategjia për veriun do të nënkuptonte shuarjen e institucioneve serbe, gjegjësisht institucioneve të popullit serb në Kosovë. Ne nuk kemi institucione paralele dhe përmes këtyre institucioneve ne realizojmë të drejtat tona themelore".

"Ndërkaq, shpallja e këtyre institucioneve si institucione paralele, është shuarje e mundësisë për mbetjen tonë në Kosovë. Kjo është jokompaktibile me mbijetesën tonë në Kosovë dhe, fundja, ky nuk është qëllimi i rezolutës 12 44
", thotë Ivanoviq.

Ai thekson se Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara duhet të vendosë për ndryshimet në Kosovë.

Mirëpo, analisti politik, Ramush Tahiri, thotë se strategjia për shtrirjen e autoritetit në veri të Mitrovicës është çështje e brendshme e shtetit të Kosovës.

Tahiri shpreh drojën se shndërrimi i çështjes së veriut në çështje ndërkombëtare, do të mund të shkaktonte destabilizim të situatës në këtë pjesë të vendit.

"Do të ishte destabilizuese nëse ndërkombëtarizohet një pjesë e territorit të Kosovës vetëm për faktin se aty jeton në shumicë dërrmuese komuniteti serb", vlerëson Tahiri.

(http://www.evropaelire.org)  

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Udhëzim i Ministrisë së Jashtme të Republikës së Shqipërisë (01.21.2010)
UNMIK në rol lehtësues mes palëve (01.21.2010)
Shkollat fillore shqipe bojkotojnë maqedonishtenNga Zerijeta Hajro Jahjaga (01.21.2010)
75 vjet nga lindja e politikanit dhe shkrimtarit Pjetër Arbnori (01.20.2010)
Dialog me strukturat paralele! (01.19.2010)
Prishtinë: Zjarr në Pallatin e Mediave, tani ndërtesë qeveritare (01.18.2010)
65 vjetori i Kryengritjes së Malësisë së Madhe (janar 1945 - 2010)Nga Fritz Radovani (01.17.2010)
Deda: Kosovë-Serbi, modeli i dy Gjermanive (01.15.2010)
Pack sulmon Edi Ramën (01.14.2010)
Topalli: Debati bëhet në Parlament, jo në rrugë (01.14.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]