VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Hyn në fuqi ligji antimafia në Shqipëri
E Djelë, 01.24.2010, 09:39pm (GMT1)

 

 

 

Në Shqipëri që prej ditës së djelë hyn në fuqi një ligj sipas të cilit pasuritë që dyshohet se janë vënë në mënyrë jo të ligjshme sekuestrohen.

Ligji i miratuar vetëm me votat e maxhorancës së djathtë është kundërshtuar nga opozita e majtë.

 

Çdo pasuri mbi të cilat organet kompetente kanë dyshime se janë vendosur në mënyrë të jashtëligjshme do të sekuestrohen, ndërsa poseduesi duhet ti provojë në gjykatë prejardhjen e saj.

 

Ky është në thelb ligji i cilësuar si antimafia, i cili që prej 24 Janarit ka hyrë në fuqi në Shqipëri.

Ligji është miratuar vetëm me votat e maxhorancës së djathtë vetëm pak kohë më parë dhe synonte sikurse u shprehën hartuesit e tij, që të godiste të quajtur qarqe mafioze, të cilët pavarësisht problemeve me drejtësinë vazhdonin të përfitonin nga pasuritë e vëna në mënyrë të jashtëligjshme.

 

Por ligji në fjalë është kundërshtuar mjaft nga opozita e majtë e cila ndonëse nuk ka hyrë në parlament, ka shprehur dyshimet për motivet e kësaj ndërmarrjeje.

Sipas opozitës socialiste në kushtet e ekonomisë informale, mjaft prona të shqiptarëve janë vënë pa kaluar në rrugët ligjore.

 

Si të tilla ajo ka përmendur veçanërisht pronat e vëna nga emigrantët shqiptarë të cilët prej vitesh po sjellin para në Shqipëri në rrugë jo bankare.

Opozita shprehet gjithashtu se në një situatë të tillë mund të sjelli edhe abuzime me zbatimin e këtij ligji.

(http://www.bbc.co.uk/albanian)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.