VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SENATORËT - FIFA TË MOS E ORGANIZOJË KAMPIONATIN NË RUSI

E Enjte, 04.02.2015, 09:10am (GMT1)


Pamje e një grupi të senatorëve në mesin e të cilëve gjenden edhe disa nënshkrues të letrës drejtuar FIFA-s



Trembëdhjetë senatorë të Shteteve të Bashkuara i shkruan organizatës botërore të futbollit, e njohur me shkurtesën FIFA, duke kërkuar që Kampionati botëror në vitin 2018 të mos mbahet në Rusi.

Senatorët Robert Menendez, demokrat nga Nju Xhersi, dhe Ron Johnson, republikan nga Viskonsini, e hartuan këtë letër, të publikuar sot, me të cilën i bëhet thirrje FIFA-s që kampionatin botëror të futbollit ta lëvizë për shkak se Rusia "po vazhdon me shkeljen e integritetit teritorial të Ukrainës".

Këtë letër e kanë nënshkruar katër senatorë demokratë dhe nëntë republikanë, në mesin e të cilëve gjendet edhe ish-kandidati presidencial, John McCain.

Në letër, po ashtu, senatorët shkruajnë se "duke lejuar që Rusia të jetë mikpritëse e Kupës Botërore të FIFA-s, në mënyrë jopërkatëse e fuqizon prestigjin e regjimit të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, në kohën kur ai duhet të dënohet".

FIFA deri tash i ka refuzuar kërkesat e tilla.

Rusia në mënyrë ilegale e ka aneksuar Krimenë e Ukrainës, në mars të vitit të kaluar, dhe akuzohet nga Ukraina, shtetet perëndimore dhe NATO-ja, se po i mbështet separatistët prorusë në pjesën lindore të Ukrainës.

Rusia i ka hedhur poshtë këto akuza. rel
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.