VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

FEINSTEINI IU KUNDËRPËRGJIGJET AKUZAVE TË NETANJAHUT

E Djelë, 04.05.2015, 04:59pm (GMT1)


Senatorja demokrate, Dianne Feinstein


Marrëveshja kornizë për programin bërthamor të Iranit të arritur më 2 prill, nuk e kërcënon ekzistencën e Izraelit, ka deklaruar senatorja demokrate amerikan, Dianne Feinstein të dielën, raporton Reuters.

Feinstein, me prejardhje hebreje, një senatorët më të njohur demokratë e cila është edhe zëvendës udhëheqëse e komitetit të Senatit për shërbime të inteligjencës, i është përgjigjur akuzave kundër marrëveshjes të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu.

Shefi i qeverisë së Izraelit e kishte hedhur poshtë marrëveshjen të arritur të enjtën në Zvicër, duke thënë se ajo e rrezikon sigurinë e shtetit të tij dhe e bën më të lëhtë për Iranin që të ndërtojë armë bërthamore.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.