VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Maqedoni: Tensione mes partive në pushtetNga Isuf Kadriu

                                                                                      

E Martë, 04.16.2024, 07:15pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 

Maqedoni: Tensione mes partive në pushtet

Nga Isuf Kadriu


E Hënë, 01.25.2010, 11:14pm (GMT+1)

 

 

Vendimi i fundit i Qeverisë që nxënësit shqiptarë të mësojnë maqedonishten nga klasa e parë, si dhe letra e deputetit Fazli Veliu, dërguar kryeministrit Nikolla Gruevski, të cilin e akuzon për politikë krejtësisht antishqiptare, kanë tensionuar dukshëm raportet mes partnerëve qeveritarë në Maqedoni. Kështu vlerësojnë analistët politikë.


Janë përkeqësuar në shkallën më të lartë të mundshme raportet mes partnerëve të koalicionit qeveritar VMRO DPMNE BDI, vlerësojnë analistët politikë, duke fajësuar për këtë kryesisht politikën destruktive, siç thonë, të kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili për interesa partiake po tensionon edhe raportet ndëretnike në Maqedoni.

"Qeveritë janë për të zgjidhur problemet dhe jo për t'i krijuar ato. Për fat të keq, kryeministri ynë, për interesa jashtë moralit, krijon probleme", shprehet analisti politik, Mersel Bilalli.

Vendimi i fundit për nxënësit shqiptarë që të mësojnë maqedonishten nga klasa e parë, pastaj polemikat rreth zgjidhjes ose jo të statusit të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, ndjekja dhe arrestimet e ish-luftëtarëve shqiptarë nga viti 2001, si dhe debatet rreth ndërtimit të objekteve fetare në sheshin e Shkupit, janë vetëm disa nga mosmarrëveshjet e shumta, që ekzistojnë mes BDI-së së Ali Ahmetit dhe VMRO-DPMNE-së së kryeministrit Gruevski.

"Për fat të keq, ne ndeshemi me një politikë, e cila permanent prodhon për interesa konjukturale dhe politikë ditore, urrejtje, kontradikta, mosmarrëveshje fetare-etnike e kështu me radhë. Gjithsesi jam për atë që definitivisht kryeministri t'i kundërshtohet politikave të tij destruktive në marrëdhëniet ndëretnike, ndërfetare e kështu me radhë", thotë Bilalli.

Ndërkohë, profesori universitar, Jeton Shasivari, thotë se një situatë e këtillë pritej për shkak të politikës poluliste, që udhëhiqet nga kryeministri Gruevski, por edhe zbehjes së politikës së BDI-së në qeveri.

"Mendoj se hapësira e veprimit të BDI-së, dita-ditës, po ngushtohet si pasojë e disa vendimeve të njëpasnjëshme, që në thelb janë vendime diskriminuese për shqiptarët, andaj mendoj se kjo parti duhet që sa më shpejt të rishikojë pozicionin e saj në këtë qeveri", deklaron Shasivari.

Por, nga ana tjetër, Marija Ristevska, nga Instituti për Hulumtimin dhe Krijimin e Politikave, thotë se mospajtimet brenda koalicionit qeveritar, janë rezultat i mosekzistimit të koalicioneve parazgjedhore.

"Për fat të keq, ne ende nuk kemi koalicione parazgjedhore. Vetë partitë politike marrin pjesë në zgjedhje me programet e tyre partiake dhe pasi të fitojnë mbështetjen e elektoratit, tentojnë që të gjejnë pika të përbashkëta, qëndrime të përbashkëta. Kjo, për fat të keq, nuk ndihmon në arritjen e konsensusit për të gjitha çështjet, për të cilat ka dallime mes tyre", shprehet Ristevska.

Përkundër vlerësimeve të analistëve, dy partitë politike në qeveri kanë mohuar të ketë përçarje brenda koalicionit, por veprimet e fundit të tyre, si letra e deputetit Fazli Veliu dërguar kryeministrit Nikolla Gruevski, si dhe mosvotimi madje edhe i ligjeve apo projekteve që propozon njëra apo partia tjetër, flasin krejt të kundërtën.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Hyn në fuqi ligji antimafia në Shqipëri (01.24.2010)
Sa ka kontroll mbi investimet që bëhen nga Serbia në Kosovë?Nga Arton Konushevci (01.24.2010)
Strategjia për veriun - pa instrumente zbatimiNga Zijadin Gashi (01.24.2010)
EULEX rifillon procesin gjyqësor kundër Albin Kurtit (01.24.2010)
Oferta serbe - e pasuksesshmeNga Sefer Tahiri (01.24.2010)
Kosova dhe aspiratat e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian (01.24.2010)
Ndërkombëtarizimi i një pjese të Kosovës, destabilizuesNga Edona Peci (01.23.2010)
Udhëzim i Ministrisë së Jashtme të Republikës së Shqipërisë (01.21.2010)
UNMIK në rol lehtësues mes palëve (01.21.2010)
Shkollat fillore shqipe bojkotojnë maqedonishtenNga Zerijeta Hajro Jahjaga (01.21.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]