VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SARAJEVA - 70 VJET NGA ÇLIRIMI DHE 23 VJET NGA RRETHIMI

E Hënë, 04.06.2015, 03:16pm (GMT1)


Ilustrim


6 prilli është datë tejët e rëndësishme për Sarajevën pasi me këtë datë, më 1945 Sarajeva është çliruar nga të gjitha format e fashizmit.

Me të njëjtën datë, por në vitin 1992 ka filluar rrethimi i kryeqytetit boshnjak nga forcat serbe të Bosnjes.

Më 1945 ishte në fakt ushtria jugosllave ajo që e çliroi Sarajevën nga okupatori fashist, ndërsa para 23 vjetësh ishte e njëjta ushtri që vendosi barrikada duke shënuar rrethimin më të gjatë në historinë e fundit të këtij vendi.

Rrethimi i Sarajevës pati zgjatur 1400 ditë, ndërsa gjatë kësaj periudhe kanë humbur jetën 100,000 njerëz, ndërsa mbi 2.2 milionë të tjerë kanë braktistur shtëpitë. rel
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.