E Enjte, 03.28.2024, 04:30pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 

OSBE kërkon shtyrjen e vendimit për maqedonishten

Nga Isuf Kadriu


E Mërkurë, 01.27.2010, 04:48pm (GMT+1)

 

OSBE-ja i ka kërkuar Qeverisë së Maqedonisë të shtyjë vendimin për mësimin e maqedonishtes nga nxënësit shqiptarë që nga klasa e parë. Në një letër dërguar kryeministrit Nikolla Gruevski, komisari i lartë i pakicave, Knut Volebek, ka bërë të ditur se strategjia e hartuar nga OSBE-ja, parasheh edhe mësimin e shqipes nga nxënësit maqedonas, të cilët jetojnë në zonat ku shumicë janë shqiptarët. Kjo letër ka shkaktuar reagime të ndryshme.


Partitë politike shqiptare kanë mirëpritur një letër të OSBE-së drejtuar Qeverisë, me të cilën rekomandohet të tërhiqet vendimi që maqedonishtja nga nxënësit shqiptarë të mësohet nga klasa e parë.

Në fakt, në letrën e komisarit të lartë për pakica nacionale, Knut Volebek, tërhiqet vëmendja për paraqitjen e pakënaqësive nëse Qeveria shpejton me zbatimin e vendimit.

Letra i është dërguar kryeministrit Nikolla Gruevski menjëherë pas fillimit të gjysmë-vjetorit të dytë dhe vendosmërisë së ministrit të Arsimit, Nikolla Todorov, që vendimin ta zbatojë që nga dita e parë.

"Zbatimi i strategjisë së ashtuquajtur të OSBE-së "˜Hapa drejt integrimit të sistemit arsimor', është çështje shumë e ndjeshme dhe kërkon përgatitje të shumta", porositi në letër komisari Volebek.

Duke komentuar këtë, koordinatori i grupit parlamentar të Bashkimit Demokratik për Integrim, Tahir Hani, u shpreh:

"Mendoj se kanë të drejtë, meqë, për shkak të përbërjes së saj, në Maqedoni, çdo hap apo çdo vendim duhet të jetë konform interesave dhe kërkesës së qytetarëve të Maqedonisë. Mendoj se është ide shumë e mirë që të gjitha masat e mirëbesimit të jenë në raporte reciproke, me pëlqim konsensual të palëve për hapat që duhet të merren në Maqedoni".

Reagime ka pasur edhe nga ana e Demokracisë së Re opozitare, e cila akuzon Qeverinë për manipulim jo vetëm me shqiptarët, por edhe me OSBE-në.

"Mbi të gjitha, mendoj se ky sugjerim, që i shkruhet në letër kryeministrit Gruevski, duhet të merret shumë seriozisht dhe vendimi për mësimin e maqedonishtes të ndryshohet menjëherë".

"Në këtë rast, edhe një herë u apelojmë ministrave shqiptarë të BDI-së, që sa më parë, në seancën e parë të Qeverisë, ta ndryshojnë këtë vendim dhe të mos merren me gjetje të përgjegjësisë, përderisa vendimi edhe më tutje zbatohet dhe pasojat po i ndjejnë nxënësit shqiptarë të klasave të para",
deklaroi Arianit Hoxha, zëdhënës i Demokracisë së Re.

Por, ndryshe nga kjo parti, organizatat joqeveritare, të cilat ishin të parat që kundërshtuan vendimin për maqedonishten, kërkojnë me ngulm dorëheqjen e ministrit të Arsimit, Nikolla Todorov, pasi, sipas tyre, letra e komisarit Volebek është edhe një dëshmi se ai ka vepruar në kundërshtim me ligjin dhe rekomandimet e OSBE-së.

"Pas këtij zhvillimi që demaskon politikën e Qeverisë, mbetemi në kërkesën tonë që ministri Todorov të japë dorëheqje të menjëhershme, për arsye morale, për thyerje të Ligjit për arsim, për mosrespektim të strategjisë afatgjate për zhvillim të arsimit, për manipulim me rekomandimet e OSBE-së, si dhe për diskriminim ndaj nxënësve, prindërve dhe mësuesve shqiptarë".

"Dorëheqja e pakusht e ministrit Todorov kërkohet edhe për arsye të deklaratës së tij diskriminuese, që për fëmijët maqedonas do të paraqiste ngarkesë të tepërt ajo që ai vetë vendosi t'ua imponojë fëmijëve shqiptarë",
u shpreh Artan Grubi, kryetar i lëvizjes qytetare "Zgjohu".

Komisari i OSBE-së, në letrën dërguar Qeverisë, insiston që para se të zbatohet strategjia, të promovohet një dialog i detajuar ndërmjet palëve të prekura, duke i pasur parasysh nevojat e çdo bashkësie, si dhe të sigurohet material i përshtatshëm arsimor dhe programe për trajnim të kuadrit arsimor.

Volebek gjithashtu kërkon nga Qeveria, që në mënyrë simultane dhe joobligative të promovojë mësimin e gjuhës shqipe nga nxënësit maqedonas, në vendet ku dominon komuniteti shqiptar. (http://www.evropaelire.org)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Rinis dialogu për Stabilizim-Asociimin (01.27.2010)
Frattini: Shqipëria gati për heqjen e vizave këtë verë (01.26.2010)
Maqedoni: Tensione mes partive në pushtetNga Isuf Kadriu (01.25.2010)
Hyn në fuqi ligji antimafia në Shqipëri (01.24.2010)
Sa ka kontroll mbi investimet që bëhen nga Serbia në Kosovë?Nga Arton Konushevci (01.24.2010)
Strategjia për veriun - pa instrumente zbatimiNga Zijadin Gashi (01.24.2010)
EULEX rifillon procesin gjyqësor kundër Albin Kurtit (01.24.2010)
Oferta serbe - e pasuksesshmeNga Sefer Tahiri (01.24.2010)
Kosova dhe aspiratat e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian (01.24.2010)
Ndërkombëtarizimi i një pjese të Kosovës, destabilizuesNga Edona Peci (01.23.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lart�]