VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Eurosocialistët dënojnë bojkotin e opozitës në Shqipëri
E Mërkurë, 01.27.2010, 09:26pm (GMT1)

 

 

Strasburg, 27 janar 2010 - Socialistet europianë dënojnë bojkotin parlamentar të socialistëve shqiptarë.

 

Në një takim të zhvilluar në Strasburg me përfaqësues të Partisë Socialiste të Shqipërisë, mes të cilëve deputetja Arta Dade, grupi parlamentar socialist i Asamblesë së Këshillit të Europës e ka cilësuar të pakuptimtë, qendrimin e Edi Ramës i cili ndërkohë që njeh rezultatin e zgjedhjeve të qershorit, nuk pranon të hyjë në Kuvend. Deputeti polak Tadeush Ivinski ka deklaruar se bojkoti është i rrezikshëm dhe vendim kontradiktor.

 

 

Duke mos shkuar në parlament tha ai, ju nuk bëheni pjesë e delegacionit të KiE ndërkohë që e majta shqiptare sa vjen dhe po bëhet më e copëzuar. Deputeti laburist britanik Denis Mekshejn, ish ministër shteti për Europën, ka sjellë si shembull analog rastin e ish kandidatit për president të SHBA për ta krahasuar me Ramën. Qendrimin e ashpër që socialistët europianë kanë mbajtur në lidhje me bojkotin e Partisë Socialiste Shqiptare e ka konfirmuar dhe deputetja e Partisë Demokratike Mesila Doda, e cila është pjesë e delegacionit parlamentar në Asamblenë e Këshillit të Europës.

 

 

 

Ndërkaq pavarësisht qendrimit kundërshtues të parlamentarëve socialistë, deputetja socialiste Arta Dade ka ripërsëritur qendrimin e kryesocialistit Rama për të vijuar me bojkotin. (http://www.kosova.com)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.