VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MARRËDHËNIET E PRESIDENTIT OBAMA ME NETANYHAUN DHE UDHËHEQËS BOTËRORË

E Shtunë, 05.02.2015, 05:56pm (GMT1)

Çarja me sa duket e pariparueshme mes Presidentit Barak Obama dhe kryeministrit Benjamin Netanyahu ka vënë në fokus marrëdhëniet personale të presidentit amerikan me udhëheqës të tjerë botërorë dhe rolin që luajnë miqësitë mes udhëheqësve në politikën e jashtme. Në vazhdim i hedhim një vështrim ndikimit që kanë lidhjet mes kryetarëve të shteteve  tek marrëdhëniet mes vendeve të ndryshme.

 Është thënë dhe shkruar shumë lidhur me mospëlqimin e perceptuar dhe mosmarrëveshjen mes Presidentit Barak Obama dhe kryeministrit izraelit Netanyahu, i cili e shfrytëzoi fjalimin para Kongresit për të denoncuar përpjekjet amerikane për arritjen e një marrëveshjeje bërthamore me Iranin.

"Unë e di që fjalimi im ka shkaktuar shumë debate."

Ish-këshilltari i Departamentit të Shtetit për Lindjen e Mesme Aaron David Miller, thotë se zoti Obama dhe zoti Netanyahu nuk janë udhëheqësit e parë amerikanë dhe izraelitë që kanë marrëdhënie të tensionuara, por ndoshta janë të parët që nuk janë të aftë ta kapërcejnë këtë situatë, për të patur lidhje produktive.

"Kjo mendoj unë, është rezultat i personalieteve të ndryshme që ata kanë, si dhe politikave të ndryshme. Në fakt kemi të bëjmë me një stuhi, do të thoja në marrëdhëniet mes të dy vendeve dhe kjo ka sjellë ndoshta njollën më të keqe në historinë moderne të lidhjeve mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit." 

Sa të rëndësishme janë raportet personale në politikë?

Profesori i Universitetit George Washington, Matthew Dallek, thotë se në se marrëdhënia mes Presidentit Obama dhe kryeministrit Netanyahu do të kishte qenë më e fortë dhe më elastike në fillim, ajo mund të mos ishte kaq e acaruar tani.

Dallek thotë se miëqsia me krerët e shteteve të huaja është e rëndësishme prë presidentët amerikanë, sidomos në rastin e një krize.

"Nuk dua të thesoj rëndësinë e marrëdhënieve personale; ato nuk mund të ndikojnë medoemos në kapërcimin e mosmarrëveshjeve për politika të rëndësishme. Duke patur këtë në mendje, kur çështjet janë të vështira, ato mund të sjellin  ndryshime. Presidenti Obama ka prirjen të operojë në një mënyrë më të përmbajtur."

Në gjashtë vitet e tij në postin e Presidentit, zoti Obama nuk njihet të ketë krijuar shumë marrëdhënie të afërta, personale, me udhëheqësit botërorë, megjithëse ka thënë se e thërret kryeminisitrin britanik

David Cameron "bro", vëlla.

Presidenti e cilësoi marrëdhënien e tij me kryeministrin izraelit "një marrënie biznesi" dhe thuhet se lidhjet e tij me udhëheqësit e tjerë botërorë janë shumë të ndryshme.

Aaron David Miller, autori i librit "The End of Greatness"- "Fundi i madhështisë" studjon punën e presidentit; ai thotë se udhëheqësit botërorë e duan shumë politikën dhe bashkëveprimin me të tjerët. Zoti Obama është më analitik dhe më i rezervuar në qëndrimin e tij.

"Në fakt, kemi një president, i cili sipas mendimit tim mund të jetë imponues nganjëherë, kur ai angazhohet me diçka, por pyetja shtrohet në se atij i pëlqen kjo gjë. Ai është më i shkëputur, më i tërhequr dhe më pak emotiv se sa shumë nga paraardhësit e tij, mes tyre edhe  George W. Bush."

Megjithatë, analistët thonë se ndërsa krijimi i një raporti dhe i një niveli besimi është i rëndësishëm, marrëdhëniet e afërta personale nuk mund të kapërcejnë diferencat e mëdha politike që ekzistojnë mes udhëheqësve botërorë.za

WWW.VOAL-ONLINE.CH


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.