VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SENATI AMERIKAN DISKUTON PROJEKTLIGJIN PËR IRANIN

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 12:12am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
SENATI AMERIKAN DISKUTON PROJEKTLIGJIN PËR IRANIN

E Hënë, 05.04.2015, 06:09pm (GMT+1)

Këtë javë mund të vendoset mbi fatin e një projekt-ligji dy partiak i cili do t'i jepte të drejtën Kongresin amerikan të rishikonte dhe të votonte për çdo marrëveshje të mundshme me Iranin mbi programin e tij bërthamor. Vëmendja tani është kthyer tek Senati, i cili mund ta votojë projekt-ligjin në formën siç është tani, ose mund të lejojë ndryshime duke bërë kërkesa shtesë ndaj Iranit. Në se projekt-ligjit i bëhen ndryshime, ai mund të kundërshtohet nga Presidenti Obama dhe  përpjekja e legjislativit të dështojë. 

Nëse miratohet, ligji do të ngrijë për 30 ditë lehtësimin e sanksioneve amerikane ndaj Iranit, ndërsa Kongresi shqyrton një pakt përfundimtar bërthamor me Teheranin. Kjo ka mbështetjen e fortë të senatorit republikan Mitch McConnell, i cili është udhëheqës i shumicës në Senat.

"Sanksione janë një arsye e madhe e mundësisë së Amerikës për të sjellë Iranin në tavolinën e bisedimeve. Ne nuk duhet të heqim dorë nga kjo armë tani pa marrë mendimin e popullit amerikan, përmes anëtarëve të Kongresit që ata kanë zgjedhur. Kjo është shumë e thjeshtë".

Por disa senatorë republikanë po e vënë zotin McConnell në një pozitë të vështirë, duke bërë çdo gjë në fuqinë e tyre për të shtuar disa amendamente për çështje anësore të bisedimeve bërthamore, si kërkesën që Teherani ta njohë të drejtën e Izraelit për të ekzistuar. Senatori Tom Cotton mbështet idenë e hedhjes në votim të amandamenteve që mund të pengojnë miratimin e projekt-ligjit.

"Ne duhet të votojmë. Nëse ju nuk doni të votoni për këto çështje, ju nuk duhet të kishit ardhur në Senat. Nëse ju jeni në Senat dhe nuk doni të votoni, ju duhet të largoheni. Ne po flasim për një Iran me armë bërthamore, kërcënimi më i rrezikshëm për sigurinë tonë kombëtare".

Autorët e projekt-ligjit, senatori republikan Bob Corker dhe ai demokrat Ben Cardin, kanë bërë thirrje për përmbajtje.

"Kjo është një çështje shumë e rëndësishme, e cila duhet të tejkalojë dëshirat tona individuale në mënyrë që, së bashku, ne të mund të arrijmë diçka për popullin amerikan".

Presidenti Barak Obama thotë se mundësia për të verifikuar programin bërthamor të Iranit nuk duhet të dëmtohet nga shprehja në mënyrë të hapur e pakënaqësive të shumta të Amerikës me Teheranin. Josh Earnest është Zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë:

"Ne nuk presim që këto negociata bërthamore do të zgjidhin listën e gjatë të shqetësimeve që  kemi me sjelljet e Iranit. Ne e dimë se zgjidhja e shqetësimeve  tona mbi aktivitetet destabilizuese të Iranit do të ishte edhe më e vështirë, në qoftë se Teherani do kishte armë bërthamore."

Sneatori McConnell mund të lejojë hedhjen në votim të neneve polarizuese, ose mund t'i jap fund debatit në Senat dhe ta hedhë për votim përfundimtar projekt-ligjin në formën e tanishme. Në këtë çështje, angazhimi i udhëheqësit të shumicës për të lejuar një debat të lirë dhe të hapur në senat, është në konflikt me dëshirën e tij për të miratuar këtë projekt-ligj. za

WWW.VOAL-ONLINE.CH


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
E VËRTETA NË SIRI TË KUSHTON JETËNKoment nga SAMAR YAZBEK, Deutsche Welle (05.03.2015)
MARRËDHËNIET E PRESIDENTIT OBAMA ME NETANYHAUN DHE UDHËHEQËS BOTËRORË (05.02.2015)
SHBA TË SHQETËSUARA ME PËRFSHIRJEN IRANIANE NË JEMENSekretari amerikan i shtetit John Kerry, tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të rrinë duarkryq derisa rajoni po destabilizohet (04.09.2015)
SHEFI I CIAs E LAVDËRON MARRËVESHJEN ME IRANIN (04.08.2015)
GJERMANIA REAGON - ÇËSHTJA E DËMSHPËRBLIMEVE TË LUFTËS ËSHTË MBYLLUR, KËRKESA GREKE ËSHTË MARRËZI (04.08.2015)
GREKËT DUAN NGA GJERMANIA 279 MILIARDË EURO DËMSHPËRBLIM LUFTE (04.07.2015)
SARAJEVA - 70 VJET NGA ÇLIRIMI DHE 23 VJET NGA RRETHIMI (04.06.2015)
FEINSTEINI IU KUNDËRPËRGJIGJET AKUZAVE TË NETANJAHUT (04.05.2015)
OBAMA BISEDOI ME NETANYAHUN PËR MARRËVESHJEN ME IRANIN (04.03.2015)
SA TË RREZIKSHËM JANË MYSLIMANËT E AMERIKËS? (04.03.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]