VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Berisha: Kutitë nuk hapen kurrë
E Premte, 01.29.2010, 05:08pm (GMT1)

 

 

 

 

Sipas zotit Berisha, rezoluta e Këshillit të Europës ishte e qartë për opozitën shqiptare, ajo duhet të mbyllë bojkotin dhe të kthehet në Kuvend, pasi kutitë nuk do të hetohen kurrë.

 

"I premtoj zotit Rama se do të hetoj çdo pretendim, përveç hapjes së kutive. Ne jemi të vendosur të bashkëpunojmë me opozitën për të gjitha reformat", tha Berisha gjatë një konference për shtyp të premten në mesditë në Tiranë.

 

Deklarata e zotit Berisha duket se është një përgjigje ndaj deklaratave të kreut të opozitës socialiste Edi Rama, i cili konkluzionin e rezolutës së Këshillit të Europës e lexoi krejt ndryshe.

 

"Rezoluta tregoi se vendi është në krizë dhe kriza për ne është tek kutitë e votimit. Nuk heqim dorë as nga bojkoti, as nga protesta pa u zgjidhur kriza", tha të enjten zoti Rama.

 

Këto deklarata vijnë pasi Këshilli i Europës e cilësoi si të rëndë dhe serioze krizën politike në Shqipëri.

 

Asambleja Parlamentare e miratoi rezolutën në të cilën theksohet se kriza po dëmton reformat e rëndësishme kushtetuese, ndërsa mbështet hetimin e zgjedhjeve të qershorit, hyrjen e opozitës në kuvend dhe ndërmjetësimin e presidentit Topi për dialogun në zgjidhjen e krizës.

 

Të premten zoti Topi ka zhvilluar takime me ambasadorin e KE-së në Tiranë dhe ambasadorin spanjoll, vendi i të cilit mban presidencën e radhës në BE.

Ndërkohë një delegacion i Këshillit të Europës pritet të mbërrijë së shpejti në Tiranë.

(http://www.bbc.co-uk/albanian)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.