VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Debate për regjistrimin e popullsisë në Shqipëri

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 10:07am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Debate për regjistrimin e popullsisë në Shqipëri
E Djelë, 01.31.2010, 08:17am (GMT+1)

 

 

 

 

Autoritetet shqiptare po përgatiten të kryejnë një regjistrim të ri të popullsisë. Dy elementë të pyetësorit për këtë qëllim kanë ngjallur debate në opinion publik: vetëdeklarim i besimit fetar dhe i kombësisë.

 

Kritikët e idesë për përfshirjen e vetëdeklarimit të besimit fetar dhe të kombësisë druhen se pas regjistrimit mund të dalë një rezultat që do të shtrëmbërojë realitetin. Këtë ata e lidhin dhe me kushtet ekonomike, mungesën e lëvizjes së lirë dhe nivelin e zhvillimit shoqëror. Por të tjerë mendojnë se stadi aktual i Shqipërisë e bën të domosdoshëm edhe njohjen e treguesve të tillë, siç janë besimi dhe kombësia.

 

 

Prof. Pëllumb Xhufi, historian, e shikon me dyshim përfshirjen në pyetësorin e regjistrimit të ri të popullsisë të elementit të vetëdeklarimit të kombësisë. Kjo sipas tij do të shkonte në favor të qarqeve e shpallura antishqiptare, veçanërisht tek fqinjët grekë. Duke u kthyer prapa në histori prof. Xhufi thotë për DW se qysh nga viti 1921 Shqipëria hyri në Lidhjen e Kombeve duke bërë një deklaratë për mbrojtjen e lirive e të drejtave të minoriteteve, kryesisht të minoritetit grek. Vit pas viti autoritetet zyrtare shqiptare e kanë bërë deklarimin e listës së vendndodhjeve të këtij minoriteti, si dhe kushtet e jetesës dhe të të drejtave të tij.

 

"Kjo listë me 70 ose 80 fshatra është njohur që atëhere jo vetëm nga Lidhja e Kombeve, por dhe nga vetë Greqia. Më duket se sot kur Shqipëria ka një Kushtetutë që bazohet tek qytetari, ku trajtohen të gjithë pa dallim kombësie, feje, ngjyre, apo ideje kjo është një kthim prapa në standardet do të thosha të karakterit bizantino-otoman dhe jo që të përputhet me standardet europiane. Pra, ne e kemi të regjistruar etnicitetin e qytetarëve tanë që në atë kohë. Minoriteti është i njohur dhe asnjëherë nuk i është hequr e drejta për të qënë i tillë. Dhe në fund të fundit ligji ndërkombëtar e thotë që të qënit minoritar nuk është një e drejtë për t'u deklaruar i tillë, por është çështje e faktit të të qënit si i tillë."

 

Xhufi: Rezultati i regjistrimit një hartë etnike e shpërfytyruar

 

Sipas prof. Xhufit nga ky lloj regjistrimi do të dalë më siguri një hartë etnike e shpërfytyruar. Ai quan si antikushtetues edhe vetedeklarimin e besimit fetar. "Në bazë të Kushtetutës shteti është laik dhe nuk mund të përzihet me çështjet e fesë dhe t'i detyrojë qytetarët të shprehin besimin e tyre. Një regjistrim të tillë mund ta bëjnë OJF-të ose vetë komunitetet fetare të interesuara, por jo shteti", thotë prof. Pëllumb Xhufi për DW.

 

 

Drejtori i Institutit të Studimeve Ndërkombëtare në Tiranë, Albert Rakipi, e vlerëson pozitivisht përfshirjen në pyetësor të vetëdeklarimit të fesë. Ai thotë për DW-në, se kjo është e domosdoshme për ta "lexuar" drejt realitetin në Shqipëri.

 

"Mendoj që shifrat e deritanishme, ato që ndeshim në literaturën e brendshme ose të huaj, nuk përkojnë me realitetin. Dhe do të donim që këto shifra të ishin sa më afër realitetit. Besoj se në këtë aspekt regjistrimi i ri me anë të deklarimit të besimit fetar do të jetë i dobishëm. Ndërkaq duhet të pranojmë se vetëdeklarimi i kombësisë në rrethanat aktuale mund të jetë problematik, në pikëpamjen se ekzistojnë presione dhe kontekste të tilla që mund të na japin një rezultat të deformuar të përqindjeve që minoritet kanë aktualisht në Shqipëri."

 

Rakipi: Në Ballkan ka ende qarqe që mund t'i keqpërdorin treguesit e pasaktë të minoriteteve

 

Sipas Rakipit kjo lidhjet me nivelin e zhvillimin ekonomik, të modernizimit të shoqërisë, me prezencën e varfërisë, me pamundësinë për të lëvizur lirshëm në hapësirat e BE-së dhe jo vetëm. Gjithashtu ai gjykon se në rajonin e Ballkanit ende ka synime nga qarqe të ndryshme për t'i keqpërdorur treguesit e minoriteteve që nuk përkojnë me realitetin. "Ky element duhet të kihet në konsideratë pasi dhe nuk ka detyrime nga konventat ndërkombëtare për të përfshirë në regjistrimin e popullatës elementin e vetëdeklarimit të kombësisë," - thotë Albert Rakipi për DW.

 

 

Nurellari: Detaje për gjëra që presin në kohë
 

Politologu, Adri Nurellari, shpreh habi për interesimin aktual të autoriteteve për përqindjet e përbërjeve etnike, apo fetare. Sipas tij Shqipërisë i mungojnë lista të sakta pronash, votuesish, i mungon një regjistër i pakontetsueshëm i gjendjes civile, adresarë bazikë etj. Në këtë mungesë inventarizimi është absurd që të nxitohesh e të merresh me detaje për gjëra që presin në kohë, siç janë përbërja fetare dhe ajo etnike. "Dimensioni fetar është një dimension që mund të nxisë dhe mund të ndjellë përçarje. Madje në vendet e tjera të BE-së ky dimension gjithmonë e më tepër po lihet në hije, që të shmanget. Kujtoj këtu që BE-ja ka këmbëngulur fort që Greqia ta heqë nga pasaportat këtë element. Atëhere pse duhet ta bëjmë ne. Ndaj në kushtet kur në Evropë mbizotëron shteti laik, shteti i shkëputur nga feja, kjo më duket si një kthim prapa. Ndaj më duket e panevojshme dhe si e dhënë statistikore." Sa i takon veteidentifikimit etnik, Nurellari thotë për DW-në se ky dimension është i parakohshëm për shoqërinë shqiptare. Ai mendon se në një kohë tjetër, "kur të mos jemi të varur nga kushtet ekonomike, nga lëvizja e lirë dhe nga ky nivel i zhvillimit shoqëror, ky aspekt i regjistrimit do të jetë vërtet i dobishëm". (http://www.dwelle.de)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Vdiq Fadil Ferati, nënkryetar i LDK-së (01.30.2010)
Berisha: Kutitë nuk hapen kurrë (01.29.2010)
Kongresmeni Engel komenton mbi fjalimin e Presidentit Obama (01.29.2010)
Ndërkombëtarët reagojnë për mësimin e gjuhës (01.28.2010)
Reagime për vendimin mbi kufijtë detarë (01.28.2010)
Trajkoviq: Strategjia për veirun - dokument seriozNga Bekim Bislimi (01.28.2010)
Eurosocialistët dënojnë bojkotin e opozitës në Shqipëri (01.27.2010)
OSBE kërkon shtyrjen e vendimit për maqedonishtenNga Isuf Kadriu (01.27.2010)
Rinis dialogu për Stabilizim-Asociimin (01.27.2010)
Frattini: Shqipëria gati për heqjen e vizave këtë verë (01.26.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]